Partia Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet sot Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe formimit të Qeverisë Kurti 4.
Zyrtarët e kësaj partie lëndën do ta dërgojnë në Kushtetuese në ora 9:00.
Kjo parti ka vlerësuar se Kuvendi nuk mund të konstituohet pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët.
Në këtë mënyrë, sipas PDK-së, Qeveria e re është zgjedhur nga një Kuvend, i cili ende nuk është konstituuar.







