https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Fundjavë e kobshme: Katër të rinj vdiqën tragjikisht, tre në aksident e njëri u godit nga rryma

Detaje nga grabitja në Gjilan – Viktima po i dërgonte 100 mijë euro në këmbimore

Fundjava që lamë pas ishte e kobshme për disa familje në vendin tonë, që humbën tragjikisht më të dashurit e tyre. Katër persona vdiqën, tre në aksident trafiku, e njëri si pasojë e energjisë elektrike. Këto raste kanë tronditur gjithë vendin, sidomos për aksidentin që ndodhi te Liqeni i Badocit, ku rruga është e devijuar dhe siguria nuk është në nivel, raporton Gazeta Sinjali.

Ardit Gashi, Rifat Pacolli dhe Shpat Shehu, vdiqën pasi u vetaksidentuan me veturën që po e lëvizte i ndjeri Gashi, në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Të rinjtë përfunduan në Liqenin e Badocit dhe për orë të tëra u kërkuan nga njësitet përkatëse, por fatkeqësisht u nxorën të pajetë.

Sipas informacioneve të para, shkaktari i aksidentit dyshohet se ishte mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, që pritet të konfirmohet gjatë hetimit të rastit.

Megjithatë, ka pasur reagime të shumta në rrjete sociale për gjendjen e rrugës, mos rregullimin e saj, përkundër premtimeve të vazhdueshme.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Rasti i trishtë në Vushtrri

Në anën tjetër, një familje tjetër në Vushtrri u trondit me vdekjen e 22-vjeçarit, Endrit Krasniqi.

I riu nga Zhilivoda e Vushtrrisë humbi jetën pasi dyshohet se u godit nga rryma elektrike. Incidenti ndodhi në shtëpinë e tij, në orët e mëngjesit të së dielës.

ADVERTISEMENT

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Policia së Kosovës.

“Njësitë policore menjëherë kanë shkuar në atë lokacion mirëpo viktima në ndërkohë ishte dërguar nga familjarët në Emergjencën e ShSKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Rreth orës 11:23, policia ishte njoftuar nga Emergjenca se viktima kishte humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore dhe eksperti i rrymës. Janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore dhe është kontaktuar prokurori kujdestar”.

Rasti është iniciuar si ‘Vdekje e dyshuar’, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Post Views: 320

Poste të ngjashme

Vala e të nxehtit, maksimalja sot deri në 36 gradë

Vala e të nxehtit, maksimalja sot deri në 36 gradë

03/07/2025, 6:24

Një valë e re e të nxehtit do të përfshijë vendin nga dita e sotme. Të enjten mbetet mot kryesisht...

Dogana sekuestron telefona të kontrabanduar në vlerë mbi 64 mijë euro

Dogana sekuestron telefona të kontrabanduar në vlerë mbi 64 mijë euro

02/07/2025, 17:23

Dogana e Kosovës ka ndërmarrë një kontroll të detajuar në një subjekt afarist në Prishtinë, i cili merret me shitjen...

Maqedonci takon gjeneralin Iannucci, fokusi në bashkëpunimin në mbrojtje

Maqedonci takon gjeneralin Iannucci, fokusi në bashkëpunimin në mbrojtje

02/07/2025, 17:00

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi sot një takim me Komandantin e Komandës Italiane për Operacione të Përbashkëta,...

Nesër, LDK – Dega në Podujevë do ta zyrtarizojë kandidatin për kryetar të komunës

Nesër, LDK – Dega në Podujevë do ta zyrtarizojë kandidatin për kryetar të komunës

02/07/2025, 16:41

  Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale, LDK – Dega në Podujevë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte...

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për hapjen e puseve të ujit në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për hapjen e puseve të ujit në Podujevë

02/07/2025, 16:33

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me drejtorin e Organizatës “Qatar Charity” në...

Lajmi i fundit

Vala e të nxehtit, maksimalja sot deri në 36 gradë

Vala e të nxehtit, maksimalja sot deri në 36 gradë

03/07/2025, 6:24
Dogana sekuestron telefona të kontrabanduar në vlerë mbi 64 mijë euro

Dogana sekuestron telefona të kontrabanduar në vlerë mbi 64 mijë euro

02/07/2025, 17:23
Maqedonci takon gjeneralin Iannucci, fokusi në bashkëpunimin në mbrojtje

Maqedonci takon gjeneralin Iannucci, fokusi në bashkëpunimin në mbrojtje

02/07/2025, 17:00
Nesër, LDK – Dega në Podujevë do ta zyrtarizojë kandidatin për kryetar të komunës

Nesër, LDK – Dega në Podujevë do ta zyrtarizojë kandidatin për kryetar të komunës

02/07/2025, 16:41
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv