https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Gërxhaliu për tërheqjen e Trustit: Qeveria të garantojë ribursimin, ndryshe do të ishte humbej për ekonominë

Gërxhaliu për tërheqjen e Trustit: Qeveria të garantojë ribursimin, ndryshe do të ishte humbej për ekonominë
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu tha se Qeveria duhet që të garantojë ribursimin e Trustit, nëse lejohet tërheqja e 30% të mjeteve.

Gërxhaliu i tha Ekonomia Online, se nëse ndodh e kundërta kjo do të ishte humbje e madhe për qytetarët dhe ekonominë.

Sipas tij, duke marrë për bazë që Kosova varet nga importi, me tërheqjen do të rritje qarkullimi i parasë dhe kjo do ta dëmtojë sektorin privat.

Ai më tej shtoi çështja e Trusti është shndërruar në garë politike ndërmjet pozitës e opozitë, madje thotë se të enjten nuk do të ketë fare votim.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Qeveria duhet të garantoj rimbursim të trustit, pa garanti nga Qeveria që do ta rimbursoj Trustin do të jetë një humbje edhe për qytetarë edhe për ekonominë. Duhet të kuptohet që një tërheqje e Trustit do të ndikoj në mënyrë të drejtpërdrejt në konsum, duke pas parasysh faktin që Kosova është shtet i varur nga importi do të rritej inflacioni dhe do të kemi shumë më tepër qarkullim të parasë se sa që do të kemi mallra dhe kjo do ta dëmtojë më tepër sektorin privat. Në vitin 2022 është arritur rekordi i importeve në 5 miliard e 800 milionë euro, prandaj Trusti mund të tërhiqet vetëm atëherë kur do të garantoj Qeveria në një periudhë kohore një vjeçare apo dy vjeçare, apo edhe pesë vjeçare. Vërtet është duke u luajtur me Trusi, është politizuar më të dhe në këtë drejtim besoj që nuk i bëhet nderë qytetarëve të Kosovës në këtë mënyrë të preken emocione”.

ADVERTISEMENT

“Do të jetë një ndihmë e formës ad-hoc, mirëpo në aspektin afat mesëm dhe afatgjatë shumë më tepër do ta dëmtoj sepse besoj që nuk e meriton kurrkush që të kemi edhe pleqëri edhe varfëri kur dihet fare mirë që Kosova nuk ka ligj për sigurime shëndetësore, kemi shumë defekte në këtë drejtim, pra e vetmja siguri është Trusti Pensional për pleqëri. Nesër nuk pres as gjë nga ky votim sepse dihet paraprakisht epilogu”.

Kur foli për humbjet e raportuara nga Trusti në vlerë prej 120 milionë euro, ai tha se kjo vjen si shkak i krizës globale ekonomike në tregjet financiare.

“Jo vetëm Kosova, por krejt bota është e tronditur fal krizës globale ekonomike, më të atakuar janë tregjet financiare globale, në këtë drejtim nuk duhet të ngrihet panik sepse në tregjet financiare ndodhin dukuri të tilla, por e vërteta është se këtu nuk kemi humbje të kursimeve të qetarëve, por është zhvlerësim i fitimit që ka arritur Trusti në të kaluarën, prandaj nuk duhet të ketë panik sepse po e shihni që tregjet janë duke u stabilizuar dhe dua të besoj që së shpejti do ta kemi një rikuperim të humbjeve”.

“Unë besoj që Trusti Pensional e ka një staf mjaftë profesional, besoj që ata janë të vetëdijeshmë për hapat që duhet të merren, por duhet të kuptohet që, për këto terma dhe në këtë mënyrë nuk duhet të bisedohet me emocione, por duhet të shtrohet në një rrafsh horizontal sepse po e them se është një trend që i ka goditur bendet e mëdha botërore, prandaj edhe trusti e ka pasur të pamundur të jetë imun. Mirëpo nuk është për panik, për shqetësim sepse me një potez të qëlluar të gjitha këto mund të rikuperohen. Kjo ka ndodhur në të kaluarën, ndodh tash dhe me siguri do të ndodh edhe të ardhmen”.

Të enjten Kuvendi i Kosovës e ka në rend dite plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës.

Poste të ngjashme

Qeveria miraton përbërjen e re të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Qeveria del me komunikatë pas përfundimit të marshit

12/09/2026, 14:58

Qeveria e Republikës së Kosovës ka falënderuar organizatorët e “Marshit për liri” në Prishtinë. Po ashtu, shprehim mirënjohje edhe për...

Vrasje aksidentale brenda familjes në Strellc të Deçanit

Një grua gjendet e vdekur e shtrirë në tokë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

12/09/2026, 8:57

Një grua është gjetur e vdekur në Fushë Kosovë dje pasdite. Policia tha se u njoftua për një grua të...

Kryetari Bulliqi takoi disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia

Kryetari Bulliqi takoi disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia

10/09/2026, 18:40

  Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, sot ka pritur në takim disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia. Gjatë këtij takimi...

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen “Marshit për Liri”

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen “Marshit për Liri”

10/09/2026, 15:47

  Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen “Marshit për...

Ndërron jetë i riu nga Podujeva, Ron Abdullahu

Ndërron jetë i riu nga Podujeva, Ron Abdullahu

10/09/2026, 12:45

Ka ndërruar jetë në moshën 15-vjeçare i riu Ron Abdullahu. Për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do të...

Lajmi i fundit

Qeveria miraton përbërjen e re të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Qeveria del me komunikatë pas përfundimit të marshit

12/09/2026, 14:58
Vrasje aksidentale brenda familjes në Strellc të Deçanit

Një grua gjendet e vdekur e shtrirë në tokë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

12/09/2026, 8:57
Kryetari Bulliqi takoi disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia

Kryetari Bulliqi takoi disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia

10/09/2026, 18:40
“Kosova po pret”, Endrit Thaçi u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen “Marshit për Liri”

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen “Marshit për Liri”

10/09/2026, 15:47
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv