https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Gjenden të gjitha mostrat e Astrit Deharit – s’dihet kush i mori e s’dihet kush i ktheu

Gjenden të gjitha mostrat e Astrit Deharit – s’dihet kush i mori e s’dihet kush i ktheu
Share on FacebookShare on Twitter

Më 8 dhjetor të 2022-së, Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), i ishin zhdukur mostrat e ish aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, pas pothuajse një viti e gjysmë mostrat e ish aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, janë gjetur dhe janë kompletuar.

Për këtë arsye hetuesia nga Policia e Kosovës të premten ka qenë në IML gjatë ditës.

Lajmi është bërë i ditur për Albanian Post nga burime brenda IML-së, të cilët kanë thënë se janë gjetur “nga Komisioni i Inventarizimit”.

“Kush i mori dhe kush i ktheu ose s’i ka marrë askush ne nuk e dimë akoma. Ka mundësi edhe që janë gjetur më herët, por janë zyrtarizuar tani”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Por, hetuesia ka qenë të premten për këtë arsye”, ka thënë burimi.

Sipas informacioneve që ishin bërë publike në atë kohë ishte thënë se mungonin 12 epruveta me gjak.

Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, kur ishin pyetur nga gazetarët për video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari, kishin thënë “se nuk kanë pasur qasje në ato video, sepse janë marrë nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale”.

ADVERTISEMENT

“Ne i kemi kamerat të cilat e survejojnë hapësirat e IML-së duke përfshirë edhe ato të laboratorit, ato incizohen në serverët tanë të cilët janë marrë nga policia, dhe ne nuk i kemi parë, vetëm policia për momentin ka qasje në ato video dhe vetëm ata mund të thonë nëse ka diçka konkrete lidhur me këtë apo jo”, kishte thënë Ditor Haliti – drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Albanian Post ka dërguar pyetje edhe tek Ministria e Drejtësisë lidhur me informacionet që kanë për këtë rast dhe kohës se kur janë kthyer mostrat, por që akoma s’ka pranuar përgjigje.

Kur dhe si u zhdukën mostrat e Astrit Deharit?

Në një konferencë për media më 8 dhjetor të 2022-së, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte bërë të ditur se ishin zhdukur mostrat e Astrit Deharit – aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren më 5 nëntor të vitit 2016 – nga laboratori i toksikologjisë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Për Haxhiun, ky akt përveç se ishte i rëndë ishte edhe kriminal.

“Për këtë arsye mbrëmë e kam njoftuar Kryeprokurorin e Shtetit, Besim Kelmendin si dhe Drejtorin e Policisë, Fehmi Hoti. Sot në mëngjes kam vizituar Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe nga zyrtarët kompetent jam njoftuar si në vijim”.

Për këtë rast, katër persona të dyshuar u suspenduan.

Ata u suspenduan nga IML më tetë dhjetor 2022, por u rikthyen në punë më 19 shkurt 2023, pas një vendimi të Komisionit Disiplinor brenda Institutit.

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, sipas Haxhiut janë vërejtur në momentin kur mostrat nga frigoriferët e vjetër janë bartur në frigoriferët e rinj.

“Gjatë bartjes së mostrave, një zyrtar ka vërejtur se mungojnë mostrat me disa kode. Zyrtari ka marr kodet dhe ka kontrolluar se cilat mostra janë në pyetje dhe më pastaj është marr vesh se bëhet fjalë për mostrat e Astrit Deharit”.

“Hera e fundit kur mostrat janë bartur është në tetorin e vitit 2021, pra nga Tetori deri sot, nuk dihet saktë kur janë zhdukur mostrat”, kishte thënë Haxhiu.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren më 5 nëntor të vitit 2016.

Dehari ishte anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, i arrestuar bashkë me disa pjesëtarë të tjerë të kësaj lëvizje, nën akuzat se kanë sulmuar Kuvendin e Kosovës.

Ai vdiq në burg.

Zyrtarisht u konstatua se ka bërë vetëvrasje, por Vetëvendosje ishte e bindur se dikush e ka vrarë atë.

Nga atëherë, provat janë dërguar edhe në institute jashtë vendit, por nuk është arritur të konstatohet se ka pasur persona të tjerë të përfshirë në vdekjen e Deharit.

Familja e tij, qysh nga vdekja, po vazhdojnë betejën për zbardhjen e rastit. Ata, njëjtë si Vetëvendosje, janë të bindur se dikush ua vrau djalin./AlbanianPost

 

Poste të ngjashme

Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

Nga një muaj paraburgim pesë të dyshuarve për krime lufte në rastin “Reçaku II”

15/06/2026, 15:57

Gjykata Themelore në Prishtinë u caktoi masën e paraburgimit prej një muaji ndaj pesë të të dyshuarve për kryerjen e...

Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

Tragjedia në fluturimin nga Zvicra drejt Kosovës, policia jep detaje për vdekjen e 34-vjeçarit

15/06/2026, 7:57

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për tragjedinë gjatë fluturimit nga Zvicra drejt Kosovës. Sipas policisë një 34-vjeçar kishte shfaqur...

Dhjetë raste të reja me HIV në muajt e fundit, dy viktima – rritet testimi vullnetar

Dhjetë raste të reja me HIV në muajt e fundit, dy viktima – rritet testimi vullnetar

14/06/2026, 19:35

Më shumë raste të infektimit me HIV janë shënuar në dy vitet e fundit në Kosovë, dhe kështu është situata...

Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga – e neveritshme

Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga – e neveritshme

14/06/2026, 18:09

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar pas aksidentit tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ përmbyll vlerësimin e votave me postë: Miratohen mbi 82 mijë pako, refuzohen rreth 3 mijë

14/06/2026, 17:42

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi përmes postës, ndërsa shumica dërrmuese...

Lajmi i fundit

Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

Nga një muaj paraburgim pesë të dyshuarve për krime lufte në rastin “Reçaku II”

15/06/2026, 15:57
Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

Tragjedia në fluturimin nga Zvicra drejt Kosovës, policia jep detaje për vdekjen e 34-vjeçarit

15/06/2026, 7:57
Dhjetë raste të reja me HIV në muajt e fundit, dy viktima – rritet testimi vullnetar

Dhjetë raste të reja me HIV në muajt e fundit, dy viktima – rritet testimi vullnetar

14/06/2026, 19:35
Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga – e neveritshme

Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga – e neveritshme

14/06/2026, 18:09
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv