Një person është gjendur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë, shkruan Gazeta Metro.
Kjo është bërë e ditur përmes raportit të policisë ku është shtuar se lidhur me rastin kanë nisur hetimet.
“HETIM I VDEKJES
Gjakovë 17.08.2024, 06:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Policia. /gazetametro.net







