https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Gjermania kërkon drejtësi për Bunjakun

Gjermania kërkon drejtësi për Bunjakun
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, derisa ka përkujtuar sakrificën e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e rënies herorike, ka kujtuar se autori i sulmit, Millan Radoiçiç, vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Sakrifica e Bunjakut nuk do të harrohet. Por, autori mbetet i lirë në Serbi pavarësisht se e pranon fajin. Kjo mungesë përgjegjësie dëmton paqen. Drejtësia duhet të vendoset – pa vonesa apo justifikime”, ka shkruar ambasadori gjerman në platformën “X” të martën në mëngjes në njëvjetorin e sulmit terrorist dhe paramilitar në Kosovë.

Qeveria e Kosovës do të organizojë aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së rreshterit policor, i cili është vrarë nga paramilitarë serbë në fshatin Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti aktivitetet do të nisin në orën 09:00 me një vizitë në familjen Bunjaku. Pastaj do të organizohen homazhe te varri i heroit në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë. Pjesa kryesore do të mbahet në orën 15:00, kur do të zhvillohet një akademi përkujtimore në “Pallatin e Rinisë” në Prishtinë.

Rreshteri Bunjaku, tashmë i dekoruar me urdhrin më të lartë ‘Hero i Kosovës’ nga presidentja e vendit, u vra në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit në hyrje të fshatit Banjskë që banohet kryesisht me serbë etnikë nga një grup i organizuar terrorist.

ADVERTISEMENT

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për inkursionin paramilitar në Banjskë, duke i ngarkuar shumicën e pjesëmarrësve për kryerje të terrorizmit dhe veprave të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës./Albanian Post

Poste të ngjashme

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59

  Në një kohë sfiduese për skenën politike në vend, Shemsi Jashari ka hedhur në debat publik një emër të...

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46

  Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, kanë zhvilluar sot një...

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

22/04/2026, 17:03

Për synimet e Kosovës që të ketë një linjë të re ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Komuna e Podujevës të premtën mbanë mbledhje e jashtëzakonshme, kto janë pikat

Nesër mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Podujevës

22/04/2026, 16:57

Të enjten mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal Ju njoftojmë se të enjten, më 23 prill 2026, prej orës...

Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrikë?

Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrikë?

22/04/2026, 7:01

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se do të kompensohen të gjithë konsumatorët e dëmtuar nga pasaktësitë e...

Lajmi i fundit

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59
Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46
Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

22/04/2026, 17:03
Komuna e Podujevës të premtën mbanë mbledhje e jashtëzakonshme, kto janë pikat

Nesër mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Podujevës

22/04/2026, 16:57
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv