Hajnat kanë hyrë në një shtëpi në
fshatin Bërrnicë e Poshtme në Prishtinë.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se ata kanë vjedhur ari dhe para të gatshme, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshëm. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raportin e policisë.







