https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Haxhiu: Armend Muja po i shkel 21 mijë nënshkrime të qytetarëve për Trustin

Haxhiu: Armend Muja po i shkel 21 mijë nënshkrime të qytetarëve për Trustin
Share on FacebookShare on Twitter

Projektligji për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve nga Trusti Pensional, pa mendim të Qeverisë iu është dërguar deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta shqyrtuar para se të hidhet në votim.

E ky Projektligj para se të shkoj në seancë, duhet që të diskutohet në komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, brenda 2 deri në 4 javë.

Afati për trajtimin e këtij Projektligji në komision përfundon të enjten.

E për vonimin e sjelljes së tij në komision, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se fajtor është kryetari i komisionit Armend Muja.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, i ashtuquajturi deputet Muja, ai është duke e prolonguar qëllimisht kërkesën e qytetarëve për Trustin, ai është duke i shkelur mbi 21 mijë nënshkrime të qytetarëve të cilët e kanë ri iniciuar Projektligjin për Trustin”, tha Haxhiu për Front Online.

Ndërsa i pyetur se çfarë do të ndodh pas datës 24 nëntor nëse nuk trajtohet në komision ky Projektligj, deputeti Haxhu tha se kryetari i komisionit Armend Muja duhet të përgjigjet publikisht për shkeljen e rregullores së Kuvendit.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Rregullorja e parasheh që një Projektligj kur iu shpërndahet deputetëve duhet të trajtohet 2 deri në 4 javë. Me 24 bëhen 4 javë pune që na u është shpërnda Projektligji dhe është data e fundit që do të duhet që sipas rregullores të trajtohet ky Projektligj. Z. Muja duhet të përgjigjet publikisht pasi që shkelja e rregullores së Kuvendi është e barabartë me shkeljen e kushtetutës së Kosovës, shkelja e rregullores është më e rënd se sa të shkelet një ligji”, u shpreh ai.

Se deputeti Armend Muja, është fajtor se Projektligji nuk po trajtohet në Komision e thotë edhe iniciuesi i këtij peticioni Adnan Jashari.

“Shqyrtimi i Projektligjit ne komision parlamentar po vonohet qëllimshëm sepse kryetar i komisionit për Buxhet, Pune dhe Transfere është deputeti i VV-se Armend Muja! Projektligji ka shkuar në duar të deputeteve si dokument, tash është koha të shqyrtohet në komision parlamentar”, deklaroi ai.

Jashari, tutje tha se nëse projektligji vonohet edhe më shumë, ata do t’i shkruajnë kryetarit të Kuvendit për t’i kërkuar sqarim.

“Nëse do te këtë vonesa te vazhdueshme do t’i shkruajmë kryetarit te Kuvendit të Republikës seë Kosovës Glauk Konjufca dhe t’i kërkojmë sqarime se çfarë po ndodh që po vonohet ne shqyrtim projektligji”, tha Jashari.

Poste të ngjashme

Fotografia e montuar me Duda Baljen, Besnik Tahiri detyrohet të reagojë: Njerëzit s’po besojnë që është rrenë

16/05/2026, 21:02

Zyrtari i AAK-së, Besnik Tahiri, është detyruar që të regojë për një fotografi të montuar të tijën me ish-deputeten Duda...

Osmani nga Fushë Kosova: Kur njerëzit bëhen bashkë, ndërtohet rruga përpara

Osmani nga Fushë Kosova: Kur njerëzit bëhen bashkë, ndërtohet rruga përpara

16/05/2026, 16:39

Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, së bashku me kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar...

Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti vizitoi Shtëpinë Muze në Krushë të Madhe

Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti vizitoi Shtëpinë Muze në Krushë të Madhe

16/05/2026, 16:38

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri Andin Hoti, me rastin e përvjetorit të 27-të të...

Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Arrestohet një person në Ferizaj, sulmoi një burrë dhe kanosi ish-bashkëshorten e tij

16/05/2026, 16:07

Një person është arrestuar nga policia në Ferizaj nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe...

Abdixhiku takon strukturat e LDK-së: Fushë Kosova është gati

Abdixhiku takon strukturat e LDK-së: Fushë Kosova është gati

16/05/2026, 16:06

Kreu i LDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një takim mobilizues me strukturat e partisë në Fushë...

Lajmi i fundit

Fotografia e montuar me Duda Baljen, Besnik Tahiri detyrohet të reagojë: Njerëzit s’po besojnë që është rrenë

16/05/2026, 21:02
Osmani nga Fushë Kosova: Kur njerëzit bëhen bashkë, ndërtohet rruga përpara

Osmani nga Fushë Kosova: Kur njerëzit bëhen bashkë, ndërtohet rruga përpara

16/05/2026, 16:39
Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti vizitoi Shtëpinë Muze në Krushë të Madhe

Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti vizitoi Shtëpinë Muze në Krushë të Madhe

16/05/2026, 16:38
Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Arrestohet një person në Ferizaj, sulmoi një burrë dhe kanosi ish-bashkëshorten e tij

16/05/2026, 16:07
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv