Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri ka thënë se deklaratat e kryeministrit Albin Kurtit, ndërkombëtarët nuk i besojnë më, prandaj duhen veprime konkrete.Haziri deklaroi se aleatët nga Kurti kërkojnë veprime dhe jo fjalë.
“Nuk është dinari çështja e vetme, por ka të bëjë dhe plani i deskalimit, edhe çështje të tjera që duhet të arrihen. Tani zoti Kurti në emër të Kosovës duhet të veprojë, nuk besohen më në deklarime apo në lojëra fjalësh. Duhen veprime konkrete që të gjithë t’i shohin”, tha Haziri për abcnews.al.







