Policia ka bërë të ditur se bashkë me prokurorinë po heton këto raste.
Më poshtë gjeni raportet e plota për katër rastet që ndodhën gjatë 24 orëve të fundit në disa qytete të Kosovës.
Fsh. Batushë, Graçanicë 08.08.2025-18:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.
Rr. 12 Qershori, Ferizaj 08.08.2025-16:33. Raportohet se viktima femër kosovare, kishte rënë nga kati i pestë i një ndërtese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.
Fsh. Mushnikovë, Prizren 08.08.2025-12:00. Raportohet se viktima mashkull aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
Fsh. Bellanicë, Malishevë 08.08.2025-NN. Raportohet se në një fushë të hapur është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.