https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Hovenier: Kosovën më 2008 e kemi njohur me kufijtë ekzistues, veriu është pjesë e Republikës së Kosovës

Hovenier: Kosovën më 2008 e kemi njohur me kufijtë ekzistues, veriu është pjesë e Republikës së Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka sqaruar se veriu është pjesë e Republikës së Kosovës dhe SHBA ashtu e trajton. Kjo ka ardhur pas gjithë zhvillimeve të ndodhura në veri të Republikës së Kosovës dhe kërcënimeve të Serbisë se mund të vendos përsëri barrikada dhe ta bllokojë përgjithmonë pjesën veriore të Kosovës ku “Prishtina s’mund të kalojë”.

Hovenier ka thënë se SHBA-ja e ka njohur Kosovën në kufijtë ekzistues dhe se veriu i Kosovës është pjesë e Republikës së Kosovës dhe SHBA-ja e trajton si të tillë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Dua të them edhe një gjë të rëndësishme që është relevante në kontekstin e pyetjeve që keni bërë. Ky është një pozicioni i SHBA-së që s’është i ri. Kur e kemi njohur Kosovën si shtet të pavarur në vitin 2008 e kemi bërë me kufijtë ekzistues. Dhe dua të përsëris këtë. Dua të sigurohem që njerëzit ta kuptojnë që nga perspektiva jonë veriu i Kosovës ka konsideratë më te veçantë, është pjesë e Republikës së Kosovës dhe ne e trajtojmë ashtu.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Dua që ta theksoj këtë sepse ka pyetje të shumta për veriun e Kosovës. Unë dua t’iu siguroj që pozicioni i SHBA-së është shumë i qartë , është pjesë e territorit të Republikës së Kosovës, e konsiderojmë ashtu dhe e trajtojmë ashtu.”, ka thënë Hovenier.

Ai ka shtuar se punojnë shumë ngushtë me partnerët që të ketë trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës në çdo cep të vendit.

ADVERTISEMENT

“Duke e pranuar që punojmë shumë ngushtë me partnerët ndërkombëtar, KFOR-in dhe EULEX-in dhe tjerët për nevojën e vëmendjes dhe përkushtimit dhe marrjes së veprimeve të veçanta për t’u siguruar se qytetarët e Kosovës dhe ata që jetojnë në veri të Kosovës së bashku marrin garanci dhe mbrojtje nga shteti. Por është pjesë e Republikës së Kosovës”, ka shtuar Hovenier./periskopi

Post Views: 332

Poste të ngjashme

Tre shtetas të huaj arratisen nga qendra për të huaj në Vranidoll

Tre shtetas të huaj arratisen nga qendra për të huaj në Vranidoll

18/09/2025, 9:01

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre shtetas të huaj janë arratisur nga Qendra e Mbajtjes së Emigrantëve në Vranidoll...

Jahjaga takon presidentin Obama: Kosova s’do të ketë aleat më të madh se ShBA-në

Jahjaga takon presidentin Obama: Kosova s’do të ketë aleat më të madh se ShBA-në

18/09/2025, 8:50

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka njoftuar se e ka takuar ish-presidentin amerikan Barack Obama. Në një postim në Facebook,...

Neser inaugurohet shtatorja e heroit Afrim Zhitia

Neser inaugurohet shtatorja e heroit Afrim Zhitia

18/09/2025, 8:11

Ju njoftojmë se të premten më 19 shtator 2025 bëhet përurimi i shtatores së heroit të kombit Afrim Zhitia dhe...

Suspendimi i katër zyrtarëve policorë, Shala: Masë nga një presion politik

Suspendimi i katër zyrtarëve policorë, Shala: Masë nga një presion politik

18/09/2025, 7:56

Të martën është raportuar se janë suspenduar katër policë të Njësisë Speciale, pikërisht të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NjRSH-së),...

Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Diell e vranësira sot, temperaturat arrijnë në 27°C

18/09/2025, 6:55

Gjatë ditës së enjte parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat...

Lajmi i fundit

Memli Krasniqi: Më 12 tetor e heqim balotazhin nga tradita e Drenasit

Memli Krasniqi: Më 12 tetor e heqim balotazhin nga tradita e Drenasit

18/09/2025, 19:59
Presidentja tejkalon pakënaqësitë, zotohet për zbatim të marrëveshjes me Serbinë

Osmani udhëton javën e ardhshme në SHBA

18/09/2025, 18:08
Sveçla: Armatimi i sotëm u gjet në pronën e “Gandit”, është i dyshuari kryesor për vrasjen e Afrim Bunjakut

Sveçla: Armatimi i sotëm u gjet në pronën e “Gandit”, është i dyshuari kryesor për vrasjen e Afrim Bunjakut

18/09/2025, 13:53
Haradinaj takohet me këshilltarin e BE-së: Të gatshëm të kontribuojmë për tejkalimin e bllokadës

Haradinaj takohet me këshilltarin e BE-së: Të gatshëm të kontribuojmë për tejkalimin e bllokadës

18/09/2025, 13:37
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv