https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Hyseni e Lushaku vizitojnë disa nga bizneset e suksesshme në Podujevë

Hyseni e Lushaku vizitojnë disa nga bizneset e suksesshme në Podujevë

Kryetari i LDK-së në Podujevë Ekrem Hyseni bashkë me nënkryetaren e Prishtinës Jehona Lushaku kanë vizituar disa biznese në Podujeve.

 

Statusi i plotë:

Dje ishte një ditë frymëzuese dhe e mbushur me aktivitet! Së bashku me zonjën Jehona Lushaku, nënkryetaren e kryeqytetit, patëm rastin të vizitojmë disa nga bizneset e suksesshme në Podujevë. Filluam me “Ananas Impex” dhe “Përparimi Mont”, ku pamë nga afër procesin e prodhimit, punën e shkëlqyer dhe përkushtimin e tyre për të qëndruar të suksesshëm në tregjet vendore dhe të huaja. Është vërtetë mbresëlënëse të shohësh se si sipërmarrjet tona Llapjane po ecin përpara me hapa të sigurt.

Më pas, vizita vazhdoi në qendrën e apiterapisë të Rexhep Beqirit, një bletar që mbanë 80 shoqëri bletësh në fshatin Herticë. Përveç bletarisë dhe apikomores për apiterapi janë mahnitëse idetë dhe planet për ekoturizëm të cilat planifikon t’i jetësoj ketë vit Rexhepi.

Gjithashtu, kemi pasur kënaqësinë të takojmë fermerin Hatip Ramadani nga Siboci, i cili me përpjekje dhe investime të veta ka ndërtuar një shtallë ku rrit 16 krerë lopë. Është frymëzuese të shohësh punën dhe përkushtimin e tij për bujqësinë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Falënderoj çdo sipërmarrës dhe fermer për mikpritjen dhe shembujt e jashtëzakonshëm të përkushtimit dhe punën e tyre të palodhur!

Mbrëmjen e kaluam në një mënyrë po aq frymëzuese. Në konakun e z. Mehmet Miftarit, së bashku me nënkryetaren e Prishtinës zonjën Jehona Lushaku dhe deputetin Besian Mustafa, në një takim me qytetarë. Bashkëbiseduam hapur për hallet, problemet dhe sfidat me të cilat po përballen ata përditë. Ishte një mundësi e shkëlqyer për të dëgjuar zërat dhe shqetësimet e tyre direkt nga burimi, duke na ndihmuar të kuptojmë më mirë nevojat e qytetarëve tonë.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Gjithashtu, shpalosëm detajet e programit tonë ambicioz “Rruga e Re”, një iniciativë që synon të përmirësojë jetën përmes 100 projekteve të fokusuara në pothuajse të gjitha fushat e jetesës. Ky program është dëshmia jonë e angazhimit për të sjellë ndryshime pozitive dhe të qëndrueshme që do të prekin çdo qytetar në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për kohën e tyre dhe për ndarjen e mendimeve dhe ideve të tyre. Vetëm duke punuar së bashku që mund të tejkalohen sfidat dhe të ndërtohet një të ardhme më e ndritur për të gjithë.

Poste të ngjashme

KFOR-i konfirmon: Xhandarët serbë hynë në Kosovë edhe më 15 tetor

KFOR-i konfirmon: Xhandarët serbë hynë në Kosovë edhe më 15 tetor

06/11/2025, 21:11

Më 1 nëntor, shtetasi serb i Kosovës Millosh Vukashinoviq, u plagos dhe u kidnapua nga xhandarmëria e Serbisë, në zonën...

​Babai e përkujton plot emocione 25-vjeçaren në Tetovë

​Babai e përkujton plot emocione 25-vjeçaren në Tetovë

06/11/2025, 21:07

Ndërsa nga Prokuroria Themelore në Tetovë njoftojnë se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale në lidhje...

Zhduken dy vëllezër në Ferizaj, nëna e raporton rastin në polici

EMRI: Ky është i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Gollubovc të Malishevës

06/11/2025, 13:36

  Astrit Isufi është i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve nga fshati Gollubovc të Malishevës, raporton KlanKosova. Vërejtje: Personat...

Këta janë dy vëllezërit që u vranë nga dhëndrri në Gullbovc të Malishevës

Këta janë dy vëllezërit që u vranë nga dhëndrri në Gullbovc të Malishevës

06/11/2025, 13:29

Gazeta Sinjali ka siguruar identitetet e dy vëllezërve që sot u vranë me armë zjarri në fshatin Gullbovc të Malishevës....

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Vrasje e dyfishtë në Malishevë, viktimat dy vëllezër – i dyshuar dhëndri i tyre

06/11/2025, 13:13

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Golluboc të Malishevës, ku viktima janë dy vëllezër. Lajmin për Reporteri.net e ka...

Lajmi i fundit

Gruaja e viktimës me reagim prekës: Gjysma e zemrës sime sot shkoi me ty

Gruaja e viktimës me reagim prekës: Gjysma e zemrës sime sot shkoi me ty

06/11/2025, 21:26
KFOR-i konfirmon: Xhandarët serbë hynë në Kosovë edhe më 15 tetor

KFOR-i konfirmon: Xhandarët serbë hynë në Kosovë edhe më 15 tetor

06/11/2025, 21:11
​Babai e përkujton plot emocione 25-vjeçaren në Tetovë

​Babai e përkujton plot emocione 25-vjeçaren në Tetovë

06/11/2025, 21:07
E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

“Erdhi në të pamë për babanë e gruas”- Familjarët tregojnë se si ndodhi vrasja e dy vëllezërve nga Malisheva

06/11/2025, 14:04
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv