https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Hyseni: Rritja e pagave është përmbushje e angazhimeve të Qeverisë, s’ka të bëjë me zgjedhje

Hyseni: Rritja e pagave është përmbushje e angazhimeve të Qeverisë, s’ka të bëjë me zgjedhje
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, ka thënë se vendimi i Qeverisë për rritje page është moment i rëndësishëm dhe përmbushje e angazhimeve të Qeverisë Kurti.

Hyseni ka mohuar akuzat e opozitës se ky vendim ndërlidhet me fushatën zgjedhore dhe se sipas tij, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka ende mandat për të marrë vendime të tilla.

“Unë do ta konsideroja që është një vendim i shumëpritur nga qytetarët e vendit vendimi i rritjes së koeficientit në paga në sektorin publik. Ju e dini që është një numër i madh i njerëzve të vendit të cilët janë të angazhuar në sektorin publik në marrëdhënie pune dhe rritja e të hyrave për familjet e tyre, rritja e pagave të atyre punonjësve, shënon një moment të rëndësishëm të përmbushjes të angazhimeve që ka Qeveria e Kosovës në drejtim të një mirëqenie sa më të mirë për qytetarët”, ka thënë Hyseni për Ekonomia Online.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Deputeti i VV-së ka thënë se ky vendim nuk duhet të ndërlidhet me caktimin e datës së zgjedhjeve, pasi Qeveria po e bën punën e tij. Konsideron se rritja e pagave është në vazhdën e “shumë vendimeve që janë marrë viteve të fundit”.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Unë i marr sigurisht si pozicione të opozitës këto deklarata që vendimi mund të koincidojë me fushatën e zgjedhjeve që do të mbahen më 9 shkurt, mirëpo ne duhet ta kemi të qartë një gjë Qeveria është në detyrë, Qeveria duhet t’i bëjë detyrat e veta dhe e dini se që nga fillimi është angazhuar maksimalisht, sidomos te pjesa e mirëqenies së qytetarëve të bëjë maksimumin me rritjen e herëpashershme të pagave, me shtesa të cilat janë ndarë për pensionistët, për shtresat dhe kategoritë tjera shoqërore dhe unë mendoj ky vendimi i Qeverisë është vetëm në linjën e shumë vendimeve që janë ndërmarrë viteve të fundit sa i takon ngritjes së nivelit të mirëqenies së qytetarëve”, u shpreh Hyseni, teksa kërkon që përformanca e mirë ekonomike të vazhdojë edhe vitet e ardhshme, për çka nuk dyshon nën udhëheqjen e Albin Kurtit.

“Do të dëshiroja shumë që të kemi përformanca të mira ekonomike edhe në vitet në vazhdim, për çka unë nuk dyshoj aspak në angazhimin e kryeministrit Kurti dhe të komplet qeverisë edhe të shumicës parlamentare dhe qytetarëve të Kosovës vazhdimisht që të kemi mundësi që t’u rrisim koeficientin dhe t’u rrisim buxhetin e tyre familjar me të hyra shtesë, me qëllim që ne në Kosovë të krijojmë rrethana shumë më të lehta për jetesë me një mirëqenie shumë më të mirë”, ka deklaruar Hyseni

Poste të ngjashme

Zhduken dy vëllezër në Ferizaj, nëna e raporton rastin në polici

E rëndë: Vetaksident , humb jetën një person

29/04/2026, 9:16

Një person  ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur gjatë së martës në Gjakovë. Sipas policisë,...

Këto janë dy kandidatët e VV-së për presidente të vendit

Kriza s’ka fund: Kosova shkon në zgjedhjet e pesta pas dështimit për president

29/04/2026, 6:52

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë dështuar këtë të martë ta zgjedhin presidentin, duke bërë që vendi të...

Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit

Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit

28/04/2026, 20:04

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur në konferencë për media, pak orë para seancës së fundit...

Këto janë dy kandidatët e VV-së për presidente të vendit

Këto janë dy kandidatët e VV-së për presidente të vendit

27/04/2026, 19:06

Kryesuesja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se sonte nga ora 20:30 do ketë seancë për presidentin. “Në...

Shpërthim i bombolës së gazit në një fast food në Podujevë, disa të lënduar

Shpërthim i bombolës së gazit në një fast food në Podujevë, disa të lënduar

27/04/2026, 8:45

  Shpërthim i bombolës së gazit në një fast food në Podujevë, disa të lënduar Një shpërthim i fuqishëm ka...

Lajmi i fundit

Zhduken dy vëllezër në Ferizaj, nëna e raporton rastin në polici

E rëndë: Vetaksident , humb jetën një person

29/04/2026, 9:16
Këto janë dy kandidatët e VV-së për presidente të vendit

Kriza s’ka fund: Kosova shkon në zgjedhjet e pesta pas dështimit për president

29/04/2026, 6:52
Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit

Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit

28/04/2026, 20:04
Këto janë dy kandidatët e VV-së për presidente të vendit

Këto janë dy kandidatët e VV-së për presidente të vendit

27/04/2026, 19:06
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv