https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Jemi të zhgënjyer me deklaratën për Kosovën”, Unioni i Shqiptarëve në Kroaci i reagon Millanoviçit

“Jemi të zhgënjyer me deklaratën për Kosovën”, Unioni i Shqiptarëve në Kroaci i reagon Millanoviçit
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti kroat Zoran Millanoviq kritikoi vendet perëndimore duke thënë se Rusia do të përdorë atë që ai e quajti “aneksim i Kosovës” nga komuniteti ndërkombëtar, si një justifikim për marrjen e pjesëve të Ukrainës.

Në konferencën e sotme për shtyp të mbajtur në Petrinja, Presidenti i Republikës së Kroacisë, ndër tjerash, gjeti shkas të flasë edhe për Kosovën, duke thënë se ajo u aneksua nga bashkësia ndërkombëtare.

“Rusët janë cinik, do të thirren në aneksimin e Kosovës, që unë e mbështes”, tha ai.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Ne e njohëm Kosovën kundër vullnetit të një shteti (Serbisë) të cilit i përkiste Kosova”, tha ai, duke tërhequr vërejtjen se nuk po e vinte në dyshim pavarësinë e Kosovës por konceptin e standardeve të dyfishta perëndimore.

Ndërkaq reagimi i menjëhershëm i gazetarit ishte, “kush e ka aneksuar Kosovën?”

“Faktori ndërkombëtar, ne. Kosova është marrë nga Serbia. A e kemi njohur Kosovën, po. A qëndroj me Kosovën, po. Por kur diçka bëhet pa vullnetin e shtetit, të cilës Kosova i përkiste, e që është Serbia – ishte vetëm çështje kohe kur rusët apo pala e tretë do ta bënte të njëjtën gjë”, shtoi Millanoviq.

Këto deklarata kanë shqetësuar Unionin e Shqiptarëve në Kroaci.

Ata shprehen shumë të habitur në lidhje me deklaratat e presidentit Millanoviq.

“Duke ditur historinë tonë të përbashkët, të cilën e kaloi Republika e Kroacisë në fillim të viteve 90-të dhe Kosova në vitin 98/99, unë jam thellësisht i habitur dhe i zhgënjyer nga deklarata e Presidentit Millanoviq”, shprehet kryetari i Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë.

“Meqë të dy kombet tona janë lidhur që nga lufta në Republikën e Kroacisë, kur shqiptarët dolën vullnetarë për mbrojtjen dhe krijimin e Republikës së tanishme të Kroacisë, një deklaratë e tillë nuk është e përshtatshme për marrëdhëniet tona të thella e miqësore që kemi ndërtuar deri më sot”.

“Republika e Kroacisë ishte ndër të parat që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe vendosi marrëdhënie diplomatike dhe politike bazuar në partneritetin, bashkëpunimin dhe ushqyerjen e vlerave evropiane”, thuhet tutje në reagim.

“Gjithashtu, Republika e Kroacisë mbështet fuqishëm përpjekjet e Republikës së Kosovës për integrimin e saj euro-atlantik dhe forcimin e pozitës së saj në Evropën Juglindore.

Prandaj, si President i Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, shpresoj se do të vazhdojmë të kemi Republikën e Kroacisë si një partner në udhëtimin tonë evropian dhe se miqësia jonë vetëm sa do të na forcojë dhe do të na lidhë më shumë”, thuhet tutje në deklaratë.

ADVERTISEMENT

Reagimi i plotë:

Poste të ngjashme

Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

10/07/2026, 17:18

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka arritur në takimin konsultativ me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Abdixhiku...

Inspektorati vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve, mbyllen edhe dy të tjera

Inspektorati vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve, mbyllen edhe dy të tjera

10/07/2026, 16:15

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), ka vazhduar edhe gjatë ditës...

Kështu e komenton Lushtaku takimin mes Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit

Kështu e komenton Lushtaku takimin mes Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit

10/07/2026, 15:03

Sami Lushtaku e ka komentuar takimin e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, me Albin Kurtin. Ai e ka falënderuae Bedri...

Pamje brenda takimit Kurti-Hamza

Pamje brenda takimit Kurti-Hamza

10/07/2026, 14:24

Zyra e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, kanë lëshuar një njoftim për takimin që Kurti pati me kryetarin...

Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut

10/07/2026, 8:49

Një femër, shtetase e Malit të Zi, është gjetur pa shenja jete të enjten rreth orës 17:00, në fshatin Banjë...

Lajmi i fundit

Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

10/07/2026, 17:18
Inspektorati vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve, mbyllen edhe dy të tjera

Inspektorati vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve, mbyllen edhe dy të tjera

10/07/2026, 16:15
Kështu e komenton Lushtaku takimin mes Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit

Kështu e komenton Lushtaku takimin mes Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit

10/07/2026, 15:03
Pamje brenda takimit Kurti-Hamza

Pamje brenda takimit Kurti-Hamza

10/07/2026, 14:24
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv