Edicioni i dytë i spektaklit të “Big Brother Vip Kosova” do të nis të premten e 20 tetorit.
Deri më tani janë konfirmuar dy opinionistët e këtij sezoni që janë gazetari shqiptar, Bledi Mane dhe prezantuesja e njohur kosovare, Anita Haradinaj.

Emra të shumtë të artistëve janë komentuar që do të jenë pjesë e këtij sezoni.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se këngëtari Blero Muharremi i njohur ndryshe si Blero do të jetë pjesë e këtij sezoni.
Blero gjithashtu është komentuar sërish për ndarje nga e dashura e tij e re./Paparaci.com