https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kërkuan shkarkimin e saj, Rozeta Hajdari përplaset me opozitën: Ju vetëm shpifni, nuk argumentoni

Kërkuan shkarkimin e saj, Rozeta Hajdari përplaset me opozitën: Ju vetëm shpifni, nuk argumentoni
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë para deputetëve se mosdeklarimi i pasurisë së ministres Rozeta Hajdari i relativizuar nga partia në pushtet është degradim, shkruan Reporteri.net.

Tahiri tha se mosdeklarimi i pasurisë, në veçanti nga një ministre është sinjal i keq për investitorët e huaj që kanë kontakt direkt me të, e të cilët nesër mund të vinë në Kosovë.

Deputeti i PDK-së tha se sa ka qenë VV në opozitë mosdeklarimi i pasurisë ishte problem shumë i madh, ndërsa tani po relativizohet deri në atë masë, sa që edhe pse është dënuar, ministrja vazhdon punën.

“Me relativizu deri në atë masë deklarimin e pasurisë së një perosnaliteti publik ku thuhet që është dënu mirëpo nuk është asgjë apo më mirë me thënë punë e madhe që u denu për mosdeklarim të pasurisë mendoj është degradim kogja i madh prandaj mosdeklarimi i pasurisë nga një personalitet publik aq më shumë nga një ministre e cila është përgjegjëse direkt për sjelljen e investitorëve të huaj në Kosovë pra është një degradim dhe është një sinjal shumë i keq për investitorët të cilët nesër kanë kontakt me këtë ministre të cilët mund të vinë në Republikën e Kosovës. Pra ministrja në fjalë është dënu dhe tashmë është vepër penale është dënu nga gjykatat e Kosovës me vendim të prerë dhe sot kjo për LVV-në, çuditërisht sa ka qenë në opozitë ka qenë një problem shumë i madh çështja e pasurisë së politikanëve tashmë po relativizohet deri në atë masë sa që nuk është problem edhe pse është dënu kjo mundet me vazhdu lirisht me punu”, tha ai në seancën në Kuvend.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi kërkoi që ministrja Hajdari të jap dorëheqje, ndërsa theksoi se kjo ministri ka dështuar në çdo fushë dhe se sipas saj nuk ka vizion për mbrojtjen e industrisë, ndërmarrësisë dhe tregtisë, dhe se gjithmonë ka qenë në anën e militantëve, e jo të tregtarëve e konsumatorëve.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në kohën më të keqe të krizës së çmimeve nuk e ka tregu veten në ansjë mënyrë në kohën e inflacionit. Dështoi në çdo fushë. S’ka vizion për mbrojtjen e industrisë, ndërmarrësisë dhe tregtisë. Nuk ishte as në anën e tregtarëve e konsumatorëve, por në anën e militantëve të vet. Ka keqmenaxhim katastrofal, e as nuk u dorëhoq ministrja e as nuk doli me kërku falje. Gjetjet e auditorit, Vërejtja e parë është mos deklarimi i pasurisë, klasifikimi jo adekuat i shpenzimeve. Kjo ministre duhet të jap dorëheqje për skandalet në këtë ministri”, tha Bunjaku-Rexhepi, ndërsa nuk la pa i përmendur edhe aksidentin që kishte muaj më parë ministrja Hajdari.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndërsa nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se ministria që Hajdari drejton është “Ministria e Paaftësisë”, e që sipas tij ky është emri i vërtetë.

“Një ministri e dështume në palcë, e cila nuk qe në gjendje një punë të hajrit me ja sjell Kosovës qe tre vite. A keni pyetur ndonjëherë veten që kur të largoheni, për çfarë do të mbaheni mend?”, tha mes tjerash Lekaj.

Në anën tjetër, Ministrja e MINT tha se është e befasuar nga diskutimi që po ndodh në Kuvend, duke shtuar se do t’i përgjigjet, siç e quajti ajo çdo shpifje që deputetët po thonë.

“Vërtet me befason ky diskutim kur e dini si eshte menaxhu gjatë koalicioneve tuaja dhe si është sot. Dy vjet më pare na vendosen para përgjegjësisë më te larte, qeverisjen e vendit tonë. “Unë do t’i përgjigjem cdo shpifje që ju thoni se ka. Ju shpifni për nuk argumentoni. Çfarë konkret kemi bë ne skandal në Dubai, tregoni fakte”, tha Hajdari./Reporteri.net/

Poste të ngjashme

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Antidroga godet sërish – 22-vjeçari kapet me marihuanë

28/07/2026, 9:23

Aksionet e Policisë kundër narkotikëve po vazhdojnë në Gjakovë. Brenda një periudhe të shkurtër, hetuesit e antidrogës kanë proceduar edhe...

Fluks i madh në kufi, Dheu i Bardhë me pritjet më të gjata

Fluks i madh në kufi, Dheu i Bardhë me pritjet më të gjata

27/07/2026, 18:20

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka bërë përditësimin e të dhënave në lidhje me situatën në pikat kufitare. Bazuar...

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Tronditet Podujeva: Përleshja përfundon me plagosjen e dy personave, i dyshuari në arrati

27/07/2026, 10:03

Dy qytetarë janë plagosur me armë zjarri të dielën në Podujevë, pas një përleshjeje fizike mes disa personave. Sipas policisë,...

Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Konjufca: Franca, partnere kyçe në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

27/07/2026, 9:18

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në një konferencë të përbashkët me ministrin e deleguar për Evropën...

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

26/07/2026, 17:42

Drejtori i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, Bashkim Kurti, ka bërë të ditur se procesi i shtrirjes së shërbimeve në...

Lajmi i fundit

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Antidroga godet sërish – 22-vjeçari kapet me marihuanë

28/07/2026, 9:23
Fluks i madh në kufi, Dheu i Bardhë me pritjet më të gjata

Fluks i madh në kufi, Dheu i Bardhë me pritjet më të gjata

27/07/2026, 18:20
E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Tronditet Podujeva: Përleshja përfundon me plagosjen e dy personave, i dyshuari në arrati

27/07/2026, 10:03
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Konjufca: Franca, partnere kyçe në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

27/07/2026, 9:18
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv