https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Këshilltari i presidentes: Kjo është arsyeja pse Vjosa Osmani u operua në spital privat

Osmani ende po trajtohet në “Aloka”, veturat e zyrës së saj vazhdojnë të qëndrojnë aty
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilltari i Presidentes, Osmani, Bekim Kupina ka treguar se pse presidentja është operuar në një spital privat.

Ai ka thënë se xhaxhai i saj është i angazhuar aty dhe i njëjti ka asistuar gjatë ndërhyrjes dhe kishte përcjellë që një kohë gjendjen e saj.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Arsyeja pse Presidentja Osmani është operuar në spitalin “Aloka” është ngase axha i Presidentes, kirurgu dr. Eshref Osmani është i angazhuar në këtë spital dhe ka qenë në përcjellje të gjendjes shëndetësore të Presidentes qe një kohë të gjatë. I njëjti ka asistuar gjatë ndërhyrjes kirurgjike. Dr. Osmani deri në pensionim ka punuar në QKUK, dhe ka një përvojë kirurgjike mbi 40 vjeçare. I njëjti e ka përcjellë me vite të tëra gjendjen shëndetësore të Presidentes, dhe për rrjedhojë nën këshillimin dhe mbikëqyrjen mjekësore të Dr. Osmanit është realizuar intervenimi kirurgjik në spitalin “Aloka”, meqë për shkak të pensionimit ai nuk punon më në QKUK. Ndërhyrja kirurgjike është realizuar në institucion shëndetësor të licencuar, i cili e ushtron veprimtarinë e tij në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës dhe nga mjekët dhe stafi ndihmës vendor”- ka thënë Kupina për KALLXO.com.

Ai ka theksuar se është e drejtë e pacientit të zgjedhë mjekun andaj sipas tij nuk ka asnjë arsye të njollosen mjekët që punojnë në institucionet shëndetësore, qoftë publike apo private.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Realizimi i ndërhyrjes kirurgjike nuk paraqet vlerësim të përgjithshëm mbi arritjet dhe sfidat e sektorit publik shëndetësor, pasi që Presidentja Osmani dhe familja e saj në vazhdimësi, në mbi 90 për qind të rasteve, marrin shërbime shëndetësore nga institucionet shëndetësore publike të Republikës së Kosovës. Angazhimi i presidentes Osmani për fuqizimin e sektorit të shëndetësisë nuk ka munguar dhe nuk do të mungoj asnjëherë”- ka shtuar Kupina.

Ai ka sqaruar se pagesa e ndërhyrjes kirurgjike e Osmanit do të kryhet me mjete vetanake sepse aktualisht ajo dhe familja e saj nuk ka sigurim shëndetësor.

Poste të ngjashme

Bulliqi pret Ambasadorin e Hungarisë në “Javën e Kulturës Hungareze” në Podujevë

Bulliqi pret Ambasadorin e Hungarisë në “Javën e Kulturës Hungareze” në Podujevë

21/09/2026, 19:07

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë pjesë në aktivitetin “Java e Kulturës Hungareze”, ku ka takuar Ambasadorin...

Humbja e betejës me PDK-në për tubimin në “Skënderbe”, VV-ja sulmon ashpër PZAP-në dhe Supreme

VV-ja i kthen përgjigjen PDK-së për nismën ligjore lidhur me Specialen në Kuvend

21/09/2026, 17:58

VV-ja ia ka kthyer një përgjigje PDK-së, lidhur me nismën e tyre për Projektligjin e Gjykatës Speciale në Kuvend.Njoftimi i...

Vazhdojnë kërkim-faljet: Qëndrim Kryeziu kërkon falje ndaj Gani Gecit: “

Vazhdojnë kërkim-faljet: Qëndrim Kryeziu kërkon falje ndaj Gani Gecit: “

21/09/2026, 16:08

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Qëndrim Kryeziu, ka kërkuar falje ndaj Gani Gecit pas deklaratave të bëra një ditë më...

Lotina në muajin e nëntë të shtatzënisë, pozon pranë Mozzikut

Lotina në muajin e nëntë të shtatzënisë, pozon pranë Mozzikut

20/09/2026, 17:00

Lotina ka ndarë me ndjekësit tri fotografi të reja krah Mozzikut, duke zbuluar se shtatzënia e saj tashmë ka hyrë...

Blakaj: Në Serbi për krime lufte janë dënuar kryesisht oficerë të rangut të ulët

Blakaj: Në Serbi për krime lufte janë dënuar kryesisht oficerë të rangut të ulët

20/09/2026, 16:39

Në Serbi, personat e dënuar për krime lufte kanë qenë kryesisht oficerë të rangut të ulët dhe jo ata me...

Lajmi i fundit

Bulliqi pret Ambasadorin e Hungarisë në “Javën e Kulturës Hungareze” në Podujevë

Bulliqi pret Ambasadorin e Hungarisë në “Javën e Kulturës Hungareze” në Podujevë

21/09/2026, 19:07
Humbja e betejës me PDK-në për tubimin në “Skënderbe”, VV-ja sulmon ashpër PZAP-në dhe Supreme

VV-ja i kthen përgjigjen PDK-së për nismën ligjore lidhur me Specialen në Kuvend

21/09/2026, 17:58
Vazhdojnë kërkim-faljet: Qëndrim Kryeziu kërkon falje ndaj Gani Gecit: “

Vazhdojnë kërkim-faljet: Qëndrim Kryeziu kërkon falje ndaj Gani Gecit: “

21/09/2026, 16:08
Lotina në muajin e nëntë të shtatzënisë, pozon pranë Mozzikut

Lotina në muajin e nëntë të shtatzënisë, pozon pranë Mozzikut

20/09/2026, 17:00
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv