https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Këto janë tri veprat penale për të cilat Italia po e kërkon ekstradimin e kryeshefit të KRU ‘Gjakova’, i arrestuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Këto janë tri veprat penale për të cilat Italia po e kërkon ekstradimin e kryeshefit të KRU ‘Gjakova’, i arrestuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, është arrestuar në Bullgari, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Policia italiane për dyshimet për trafikimin me qenie njerëzore, raporton me burime gazeta online Reporteri.net.


Siç raportoi sot gazeta online Reporteri.net, arrestimi i Krasniqit ka ndodhur qysh më 19 shkurt të këtij viti. Ai u kap nga autoritetet bullgare me t’u futur në Bullgari, në pikën kufitare në Gueshevë, derisa me familje po udhëtonte për pushime përmes kufirit me Maqedoninë e Veriut.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
Kjo pasi, ish-kandidati i LVV-së për asamblenë Komunale të Gjakovës rezultoi se kërkohet ndërkombëtarisht nga Italia për trafikimin e qenieve njerëzore.

Urdhërarresti ndërkombëtar ndaj tij është lëshuar në qytetin e Barit, në Itali, një muaj më parë, përkatësisht më datë 16 janar 2024.

Kryeshefi i KRU “Gjakova” dyshohet për tri vepra penale “lehtësimi i migrimit ilegal me bashkëpunim”, “përdorimi i dokumenteve false” dhe “falsifikimi i dokumenteve zyrtare nga një person privat”, merr vesh gazeta online Reporteri.net.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Atij, me kërkesë të Prokurorisë së Qarkut Kyustendil në Bullgari, një Gjykatë e Qarkut bullgare, më 22 shkurt 2024, i ka caktuar masën e paraburgimit, deri në vendosjen rreth kërkesës së autoriteteve italiane për ekstradimin e tij në Itali, raporton gazeta online Reporteri.net.

ADVERTISEMENT
Dyshimet janë se Krasniqi, që ka në pronësi edhe një kompani transporti udhëtarësh me autobus nga Gjakova drejt vendeve të Evropës, dyshohet se përmes saj ka kontrabanduar njerëz me dokumente të falsifikuara. Rrjedhimisht, sipas autoriteteve italiane, 57 vjeçari nga Gjakova është i implikuar në tre vepra të ndryshme penale.

KRU “Gjakova”: Kryeshefi Krasniqi është në pushim vjetor
Për “zhdukjen” e kryeshefit tash e disa ditë, që rezulton i arrestuar në Bullgari, nga KRU “Gjakova” kanë thënë se i njëjti është në pushim vjetor.

Zëdhënësja e e KRU “Gjakova”, Dafina Syla-Dina, citohet të ketë thënë për Gazetën Express se Krasniqi është në pushim vjetor. Sipas saj, ai ka kaluar në pushim vjetor qe “5-6 ditë”, derisa tha se nuk ka informacione tjera për të.

“Kryeshefi është t’u e shfrytëzu pushimin vjetor. Nuk kam informacion më shumë për këtë çështje. Është duke u shfrytëzu pushimin vjetor, nuk ka pse me u lajmëru. Nuk kam informacion zyrtar. Ka nja 5-6 ditë.”, ka thënë Syla-Dina për Express.

Gazeta Online Reporteri.net ka pyetur Ministrinë e Jashtme të Kosovës dhe autoritet tjera të sigurisë në lidhje me këtë arrestimin, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka kthyer përgjigje për konfirmimin e rastit./Metro
Post Views: 742

Poste të ngjashme

Tre shtetas të huaj arratisen nga qendra për të huaj në Vranidoll

Tre shtetas të huaj arratisen nga qendra për të huaj në Vranidoll

18/09/2025, 9:01

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre shtetas të huaj janë arratisur nga Qendra e Mbajtjes së Emigrantëve në Vranidoll...

Jahjaga takon presidentin Obama: Kosova s’do të ketë aleat më të madh se ShBA-në

Jahjaga takon presidentin Obama: Kosova s’do të ketë aleat më të madh se ShBA-në

18/09/2025, 8:50

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka njoftuar se e ka takuar ish-presidentin amerikan Barack Obama. Në një postim në Facebook,...

Neser inaugurohet shtatorja e heroit Afrim Zhitia

Neser inaugurohet shtatorja e heroit Afrim Zhitia

18/09/2025, 8:11

Ju njoftojmë se të premten më 19 shtator 2025 bëhet përurimi i shtatores së heroit të kombit Afrim Zhitia dhe...

Suspendimi i katër zyrtarëve policorë, Shala: Masë nga një presion politik

Suspendimi i katër zyrtarëve policorë, Shala: Masë nga një presion politik

18/09/2025, 7:56

Të martën është raportuar se janë suspenduar katër policë të Njësisë Speciale, pikërisht të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NjRSH-së),...

Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Diell e vranësira sot, temperaturat arrijnë në 27°C

18/09/2025, 6:55

Gjatë ditës së enjte parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat...

Lajmi i fundit

VV në Podujevë: Qytetarët me ne – Bashkë për zhvillim!

VV në Podujevë: Qytetarët me ne – Bashkë për zhvillim!

23/09/2025, 21:35
LDK mban tubim zgjedhor në Podujevë Podujevë

LDK mban tubim zgjedhor në Podujevë Podujevë

23/09/2025, 21:26
Osmani insiston: Trump parandaloi tentimin e Serbisë për përshkallëzim në muajin maj

Osmani insiston: Trump parandaloi tentimin e Serbisë për përshkallëzim në muajin maj

23/09/2025, 15:48
Kurti në Podujevë: 15 shërbime të reja në Poliklinikën Specialistike – investim prej 2.43 milionë eurosh

Kurti në Podujevë: 15 shërbime të reja në Poliklinikën Specialistike – investim prej 2.43 milionë eurosh

23/09/2025, 11:32
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv