Dëgjim Publik – për ndërtimin e Digës së Pollatës
Njoftohen qytetarët e Komunës së Podujevës se kompania e kontraktuar për hartimin e projektit për ndërtimin e Digës së Pollatës është në fazën finale të hartimit të projektit, ku edhe është përgatitur drafti final i projektit i cili do t’ju prezantohet qytetarëve në dëgjimin publik.
Dëgjimi Publik për ndërtimin e Digës së Pollatës do të mbahet me datë 16 maj, ditë e enjte, nga ora 10:00 në Teatrin “Avdush Hasani”.
Prezent në këtë dëgjim publik do të jenë zyrtarë kompetentë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komuna e Podujevës.
Ftojmë qytetarët për pjesëmarrje!