Sqarim për opinionin publik rreth lajmit se “Drejtoreshës për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi në Podujevë i ngritet aktakuzë”
Duam të sqarojmë opinionin publik në lidhje me lajmin që është plasuar në disa media se “Drejtoreshës së Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë në Podujevë i ngritet aktakuzë”, lënda për të cilën i është ngritur aktakuza drejtoreshës Saranda Stublla është prej vitit 2013, për këtë lëndë në vitin 2015 i është ngritur aktakuzë edhe ndaj ish drejtorit të Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë, A.Ll, kurse në vitin 2018 është hedhur poshtë kjo aktakuzë nga Gjykata Themelore Prishtinë.
Përsëri për të njëjtën lëndë në vitin 2020 është ngritur aktakuzë ndaj ish drejtorit, kurse në vitin 2022 ka pushuar procedura me vendim të gjykatës si çështje e gjykuar. Pra për këtë çështje gjykata ka dhënë verdiktin e saj duke i hedhur poshtë akuzat e Prokurorisë dhe palës që i pretendon ato prona në Zonën e Orllanit.
Drejtoria e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë i posedon vendimet e Gjykatës që i ka dhënë të drejtë ish drejtorit A.Ll dhe është konstatuar se kjo drejtori e ka mbrojtur interesin publiik dhe ligjëshmërinë. Njësoj është vepruar edhe tash, ku drejtoresha Saranda Stublla me vendosshmëri ka mbrojtur pronat komunale në atë pjesë dhe e ka mbrojtur interesin publik.
03.02.2024, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim







