Komuna e Podujevës ka nënshkruar kontratë për furnizim me libra shkencorë për bibliotekën.
Sipas njoftimit zyrtar, kontrata është lidhur më 9 shtator 2026 me operatorin ekonomik NTP “Artini” nga Prishtina, pas një procedure të hapur të prokurimit, raporton IndeksOnline.
Vlera e kontratës është 18 mijë e 978 euro, ndërsa vlera e parashikuar kishte qenë 19 mijë euro. Për tenderin ishte pranuar vetëm një ofertë, e cila ishte vlerësuar si e përgjegjshme.
Furnizimi do të realizohet brenda 60 ditësh, ndërsa kontrata financohet nga Buxheti i Kosovës. /IndeksOnline/







