https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kosovës e Shqipërisë i bëhet thirrje ta thellojnë bashkëpunimin në energji, shkak kriza e integrimi në BE

Kosovës e Shqipërisë i bëhet thirrje ta thellojnë bashkëpunimin në energji, shkak kriza e integrimi në BE

“Bashkëpunimi i Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e energjisë dhe përfitimet nga komplementariteti?, ishte tema e diskutimit në tryezën e organizuar nga Institutit Riinvest me ekspertë nga sektori i energjisë, institucionet dhe qarqet akademike.

Debati trajtoi arritjet dhe mundësitë e zgjerimit të mëtejme të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Aty u tha se ky debat kishte për qëllim të iniciojë aktivitete në rrafshin profesional dhe akademik, por edhe institucional për të iniciuar politika adekuate zhvillimore në interesin më të mirë publik.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Alban Hashani, drejtor ekzekutiv i Instituti Riinvest tha se debati organizohet në kuadër të serisë së debateve “Green Talks”, pjesë e platformës që kanë lansuar bashkë me KFOS-in, ku do të realizohen një seri debatesh që ndërlidhën me Agjendën e Gjelbër si një prioritet në rrugën e integrimit në BE.

Ai ka sqaruar se projekti përmban aktivitete kërkimore, edukative dhe arsimore dhe avokuse për të kontribuar në ndërtimin e kapaciteteve tek akterët e ndryshëm dhe për avancimin e politikave.

Kur foli për krizën energjetike ai tha se bashkëpunimi me Shqipërinë është i domosdoshëm.

“Kriza energjetike kë vënë më pah problemet dhe mundësinë e investimeve. Kosova funksionon si e pavarur sa i përket fushës së energjisë që nga fundi i vitit të kaluar”.

Sabit Gashi, udhëheqës në Departamentin e Energjisë nga ministria e Ekonomisë së Kosovës, tha se falë Shqipërisë, Kosova ka arritur që të sigurojë energji të mjaftueshme.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Madje ai ka sqaruar se në qershor është themeluar një grup punës ndërmjet të dy vendeve, që po shkëmbejnë idetë dhe përvojat e tyre në këtë fushë.

“Riinvesti ka përgatitur një strategji për energji për bashkëpunimin rajonal, me fokus Shqipërinë. Ka një histori që pak njerëz e dinë se po mos të ishte Shqipëria, ne nuk do të ishim ekzistues. Falë KOSTT-it, kemi arritur të gjejmë një rrugëdalje dhe e kemi një marrëveshje me Shqipërinë në fushën e energjisë”.

“Në qershor të këtij viti është themeluar një grup punues ndërmjet dy ministrive të Kosovës dhe Shqipërisë, e që së fundmi kanë filluar edhe t’i shkëmbejnë idetë e tyre në fushën e bashkëpunimit”.

Lorenc Gordani, udhëheqës i studimeve master në Universitetin e Tiranës për Biznes dhe Këshilltar në “Energy, Policy and Laë, Regulator and Infrastructure in Albania”, tha se në fushën e energjisë duhet të jetë i përfshirë edhe sektori privat.

“Është shumë e rëndësishme që ta forcojmë lidhjet dhe bashkëpunimin e autoriteteve me sektorin publik dhe atij privat. Pa diskutim se e ardhmja është te siguria dhe tek qëndrueshmëria dhe padyshim se sektori i energjisë është promotori kryesor i ekonomisë dhe kjo tradicionalisht ka qenë kështu. Në ditët e sotme, tregu i energjisë, investimet ndjekin sinjalet e tregut”.

Ish-drejtori i KEK-ut dhe udhëheqës i Rregullatorit për Energji, Ali Hamiti, foli për bashkëpunimin ndërvite me Shqipërinë.

Ai tha se falë një bashkëpunimi me Shqipërinë, ishte evidentuar një tragjedi në termocentrale.

“Realisht nuk po shoh një divergjenc ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në këtë aspekt. Bashkëpunimi ka qenë edhe më herët, më kujtohet në kohën sa kam qenë udhëheqës i ‘Ferronikelit’ dhe në një moment ka rënë i gjithë sistemi, ka pasur një mjegull të madhe dhe i gjithë sistemi ka qenë në kolaps”

“…aktive ka qenë vetëm linja e Fierzës në Shqipëri dhe kishim shumë pak rezerva të ujit që shërbejnë për ftohje të furrave që janë tepër të ndjeshme, në mungesë të ujit do të ndodhte shpërthimi i tyre dhe një tragjedi e hatashme”, tha ai.

Drejtori i Përgjithshëm për Energji dhe Industri në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Enea Karakaçi, tha se në vitet e fundit është parë seriozitet në implementimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, raporton EO.

“Masat e ndërmarra ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, gjatë këtyre viteve ne përputhemi sepse kemi energji gjatë dimrit e ndërkohë gjatë verës keni ju në Kosovë. Ne kemi bërë shumë marrëveshje me Kosovën dhe në këto katër vitet e fundit ka pasur seriozitet në këtë aspekt që do t’i japin shtytje implementimit të këtyre marrëveshjeve”.

“Ka një vit që këto dy shoqëri funksionojnë njëra me tjetrën dhe po që nëse nuk rriten kapacitetet e energjisë elektrike, atëherë do të jetë goxha problem. Pa pasur ne kapacitete për t’i mbuluar nevojat tona, atëherë do të jetë e pamundur që ta ndihmojmë dikë tjetër. Disa masa të rëndësishme janë marrë për marrëveshjen me të dyja shteteve, por që ende kërkon kohë”, tha ai.

ADVERTISEMENT

Muhamet Mustafa bashkëthemelues i Institutit Riinvest, përmendi eksportin dhe importin me shtetet fqinje.

Sipas tij, nga Shqipëria Kosova merr 26% energji, kurse prej Serbisë 48 për qind ndërsa importon 13 për qind, raporton EO.

“Nga Shqipëria merr 26 për qind ndërsa japim është 28 për qind. Nga ana tjetër, Kosova më shumë dërgon energji në Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi. Prej Serbisë, Kosova merr energji 48 për qind ndërsa importon 13 për qind”, tha Mustafa.

Në debat u konstatua se kohëve të fundit janë bërë hapa të rëndësishëm në bashkëpunimin midis dy sistemeve elektro-energjetike, por duke marrë parasysh nivelin e komplementaritetit në aspektin e burimeve energjetike dhe të tjera, mbeten mundësi për shtrirjen më të gjerë të bashkëpunimit, optimizimit për plotësimit dhe integrimit të këtyre sistemeve për të përballuar jo vetëm krizën emergjente por edhe zhvillimet afatgjate të këtij sektori duke përfshi edhe zotimet që dalin nga Agjenda e Gjelbër e Ballkanit Perëndimor.

 

Poste të ngjashme

Viva Fresh në Lluzhan, demantojnë lajmin për mashtrim me çmime (Video)

Inspektorati i Punës mbyll Viva Fresh Store, në mungesë e kushteve elementare për punëtorë

03/12/2025, 13:38

Inspektorati i Punës ka mbyllur super marketin VIVA FRESH Store në Vushtrri. Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se arsyeja...

Arrestohet një zyrtar korrektues, policia jep detaje

Rrahje mes katër personave, pësojnë lëndime të rënda trupore

03/12/2025, 11:00

Katër persona janë arrestuar në rrugën “Drini i Bardhё” nё Klinё, pas dyshimeve se ishin përfshirë në një rrahje, gjatë...

Shtatë të arrestuar pas një përleshje në Podujevë

Shtatë të arrestuar pas një përleshje në Podujevë

03/12/2025, 10:41

Shtatë persona janë arrestuar pas një përleshjeje fizike mes tyre. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti ka ndodhur dje në...

Ambasada amerikane: Veprimet e VV-së ndaj Listës Serbe dëmtojnë stabilitetin dhe rikthimin e Dialogut Strategjik

Ambasada amerikane: Veprimet e VV-së ndaj Listës Serbe dëmtojnë stabilitetin dhe rikthimin e Dialogut Strategjik

03/12/2025, 10:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar sërish Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, me dy...

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Suspendohen edhe shtatë policë tjerë lidhur me dyshimet se keqtrajtuan dy qytetarë që ishin në ndalim në Podujevë

02/12/2025, 18:48

Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar edhe shtatë policë të tjerë lidhur me rastin e dyshimit për keqtrajtim në Stacionin...

Lajmi i fundit

Viva Fresh në Lluzhan, demantojnë lajmin për mashtrim me çmime (Video)

Inspektorati i Punës mbyll Viva Fresh Store, në mungesë e kushteve elementare për punëtorë

03/12/2025, 13:38
Arrestohet një zyrtar korrektues, policia jep detaje

Rrahje mes katër personave, pësojnë lëndime të rënda trupore

03/12/2025, 11:00
Shtatë të arrestuar pas një përleshje në Podujevë

Shtatë të arrestuar pas një përleshje në Podujevë

03/12/2025, 10:41
Ambasada amerikane: Veprimet e VV-së ndaj Listës Serbe dëmtojnë stabilitetin dhe rikthimin e Dialogut Strategjik

Ambasada amerikane: Veprimet e VV-së ndaj Listës Serbe dëmtojnë stabilitetin dhe rikthimin e Dialogut Strategjik

03/12/2025, 10:20
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv