https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kriza ekonomike: Mbi 9% më pak ndërmarrje të regjistruara, krahasuar me vitin 2021

Kriza ekonomike: Mbi 9% më pak ndërmarrje të regjistruara, krahasuar me vitin 2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës, në raportin e saj “Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2022”, tregon se në TM3 2022 gjithsej janë regjistruar 2 mijë e 722 ndërmarrje.

Sipas të dhënave të këtij raporti, krahasuar me TM2 të këtij vitit ka rënie prej 4% të ndërmarrjeve të regjistruara, ndërkohë që vërehet një rënie prej 9.8 për qind me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM3, 2021).

Sipas këtij raporti, aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë kësaj kohe ishin kryesisht: Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 543 ndërmarrje të regjistruara (19.9%); Prodhimi me 345 ndërmarrje të regjistruara (12.7%); Ndërtimtaria me 306 ndërmarrje të regjistruara (11.2%); Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 281 ndërmarrje të regjistruara (10.3%); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 276 ndërmarrje të regjistruara (10.1%).

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Ndërkaq, sipas kategorisë së të punësuarve në ndërmarrjet e regjistruara në këtë tremujor, del se: me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 650 ndërmarrje të regjistruara (97.4%); me 5 deri 9 të punësuar janë 60 sosh (2.2%); me 10 deri në 19 të punësuar 10 ndërmarrje të regjistruara (0.4%); me 20 deri 249 të punësuar ishin 2 ndërmarrje të regjistruara (0.1%); ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar nuk ka asnjë ndërmarrje të regjistruar në këtë tremujor”, thuhet në raport.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në anën tjetër sa i përket shtrirjes gjeografike, ndërmarrjet e regjistruar prijnë kryesisht në Prishtinë, më pas në Prizren Ferizaj, Gjilan dhe komuna të tjera.

ADVERTISEMENT

“Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron komuna e Prishtinës me 824 ndërmarrje të regjistruara (30.3%); Prizreni me 223 ndërmarrje të regjistruara (8.2%); Ferizaj me 217 ndërmarrje të regjistruara (8.0%); Gjilani me 148 ndërmarrje të regjistruara (5.4%); Peja me 130 ndërmarrje të regjistruara (4.8%); dhe Gjakova me 126 ndërmarrje të regjistruara (4.6%). Ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor”, thuhet në raport.

Post Views: 246

Poste të ngjashme

Sot vapë e madhe, IHMK-ja del me një apel

13-vjeçari poston foto me armë – Policia ia zë derën babait në Podujevë

03/07/2025, 19:25

Një 13-vjeçar nga fshati Llaushë i Podujevës ka publikuar në rrjete sociale një fotografi ku shihet me armë në dorë,...

Rama: I lumtur që KB Prishtina fitoi mbrëmë, por nga dhuna e shfaqur u zbeh edhe gëzimi për fitoren

Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal ndaj Përparim Ramës, kryetari: Sabotimi politik dështoi – kryeqyteti nuk ndalet

03/07/2025, 17:12

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka rrëzuar si të pabazuar kallëzimin penal të ngritur nga Ministria e Administrimit të...

Tragjike: Vetura godet për vdekje një vajzë të mitur në Podujevë, arrestohet shoferi

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete, lëndohet motoçiklisti

03/07/2025, 17:05

Një person është lënduar sot, në aksidentin mes një veture dhe një motoçiklete që ka ndodhur në fshatin Shupkovc të...

Vala e të nxehtit, maksimalja sot deri në 36 gradë

MSH obligon sektorin publik e privat për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta nga 3-10 korrik

03/07/2025, 14:47

Ministria e Shëndetësisë, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka nxjerrë një vendim ku...

Policia e kap mat hajnin që kreu vjedhje në një hekurishte, ishte shtrirë në ara për t’u fshehur

Ngjarje e pazakontë në Prishtinë, tre policë civilë dyshohet se rrahën brutalisht një të ri pas një ndjekjeje

03/07/2025, 14:03

Një incident i rëndë dyshohet që ka ndodhur të martën mbrëma në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku një i...

Lajmi i fundit

Sot vapë e madhe, IHMK-ja del me një apel

13-vjeçari poston foto me armë – Policia ia zë derën babait në Podujevë

03/07/2025, 19:25
Rama: I lumtur që KB Prishtina fitoi mbrëmë, por nga dhuna e shfaqur u zbeh edhe gëzimi për fitoren

Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal ndaj Përparim Ramës, kryetari: Sabotimi politik dështoi – kryeqyteti nuk ndalet

03/07/2025, 17:12
Tragjike: Vetura godet për vdekje një vajzë të mitur në Podujevë, arrestohet shoferi

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete, lëndohet motoçiklisti

03/07/2025, 17:05
Vala e të nxehtit, maksimalja sot deri në 36 gradë

MSH obligon sektorin publik e privat për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta nga 3-10 korrik

03/07/2025, 14:47
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv