https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kryesia e Kuvendit nuk ia vazhdon mandatin Komisionit hetimor për rezervat

Kryesia e Kuvendit nuk ia vazhdon mandatin Komisionit hetimor për rezervat

Kryesia e Kuvendit nuk ka mbështetur kërkesën e opozitës për t’i vazhduar edhe për tre muaj punën Komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore. Kjo nga opozita u konsiderua si një prej ditëve më të këqija të jetës parlamentare në Kosovë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, akuzoi partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje, se ka vendosur një precedent të keq në Kuvend, duke dëmtuar njërën prej shtyllave kryesore të demokracisë në Kosovë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Sot është njëra prej ditëve më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë. Me insistimin e LVV-së, sot merr fund përfundimisht njëra prej shtyllave të demokracisë që është mbikëqyrja parlamentare. Sot LVV-ja i dha fund njërës prej shtyllave kryesore të demokracisë dhe ndërtoi precedentin afatgjatë fatkeq për Kosovën. Nuk ka ndodhur asnjëherë në asnjë shumicë parlamentare që të sabotojë qëllimisht një komision dhe në fund të pamundësojë vendimmarrjen në atë komision parlamentar”, tha Gashi.

https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/
Kritika shprehu edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i cili tha se shumica ka tendencë të bllokojë punën e opozitës.“Ka një tendencë të shumicës ta bllokojë secilën punë që e zbardh të vërtetën në këtë vend. Ka një kërkesë që të shtyhet mandati i Komisionit hetimor për rezervat shtetërore. Është precedent tepër i rrezikshëm në demokraci dhe jetën parlamentare që shumica ta ngufasë jetën parlamentare”, deklaroi Tahiri.

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka mohuar akuzat e opozitës, duke thënë se ato janë të pasinqerta në diskutimin politik me mazhorancën.

“A është kërkesë primare themelimi i komisionit hetimor parlamentar, i cili mandatin e ka 3-6 muaj apo kërkesë është shkuarja në zgjedhje. Për cilindo prej tyre, qoftë për shkuarjen në zgjedhje apo themelimin e një komisioni hetimor do të duhej të kishte një konsensus politik apo diskutim ku prezantohen objektivat dhe ekziston baza e dialogut politik. Për këtë nuk po e zgjidhin. Ata po zgjedhin mënyrën që dëshirojnë të ballafaqojnë opinionin me domosdoshmërinë e mbajtjes së një seance të jashtëzakonshme, por pastaj për proces të votimit apo mbarëvajtje të seancës i duhen votat e pozitës. Në këtë situatë duhet të ishte një sinqeritet të diskutimit politik”, tha ajo.

Krahas kësaj, Kryesia ka vendosur që Kuvendi i Kosovës të mbajë dy seanca plenare javën e ardhshme. /KSP

ADVERTISEMENT
Post Views: 227

Poste të ngjashme

Hajnat ia vjedhin veturën 48-vjeçarit nga oborri i shtëpisë në Klinë, kërkon ndihmën e Policisë

Thyhet vetura – vidhen para, dokumente dhe sende personale

15/05/2025, 21:07

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Shpëtim Robaj” në kryeqytet, ku persona të...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet në Autostradën “Ibrahim Rugova”- Kjo është 32 vjeçarja që mbeti e vdekur

14/05/2025, 16:14

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në kilometrin e 7-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, në...

Votat në përfaqësitë diplomatike në Kanada: VV-ja i deklason partitë tjera

Votat në përfaqësitë diplomatike në Kanada: VV-ja i deklason partitë tjera

26/02/2025, 20:20

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit i ka lënë shumë prapa me vota partitë e tjera kundërshtare në përfaqësinë diplomatike në...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Policia e Kosovës me aksion, arrestohen dy persona për posedim të narkotikëve

23/02/2025, 10:24

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona për shitblerje të narkotikëve. Të njëjtëve iu është sekuestruar 50...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj

24/01/2025, 17:18

  Një grua është gjetur pa shenja jete të enjten në banesën e saj në rrugën “Aleksandër Mojsiu” në Gjakovë....

Lajmi i fundit

Krasniqi ia pren Kurtit: S’ke nevojë me më dërgu letra, s’ka koalicion mes nesh

Krasniqi ia pren Kurtit: S’ke nevojë me më dërgu letra, s’ka koalicion mes nesh

15/05/2025, 21:27
Krenohet Peci: Jam ministri me më së shumti besim e vota – Kerquki: I ke falë Albin Kurtit, mos e mbaj këtë barrë

Krenohet Peci: Jam ministri me më së shumti besim e vota – Kerquki: I ke falë Albin Kurtit, mos e mbaj këtë barrë

15/05/2025, 21:21
Hajnat ia vjedhin veturën 48-vjeçarit nga oborri i shtëpisë në Klinë, kërkon ndihmën e Policisë

Thyhet vetura – vidhen para, dokumente dhe sende personale

15/05/2025, 21:07
Lionel Messi rikthehet te kombëtarja e Argjentinës

Lionel Messi rikthehet te kombëtarja e Argjentinës

15/05/2025, 17:10
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv