Ditëve të fundit është shtuar numri i zjarreve në komunën tonë, duke dëmtuar rëndë plleshmërinë e tokës, shkatërruar gjallesa si dhe shkaktuar rrezik të përgjithshëm nga përhapja e zjarrit.
Me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie të shëmtuar dhe ndërmarrjes së masave preventive përmes inspektoriatit komunal do të jemi në terren për t’i identifikuar dhe gjobitur personat që po bëjnë akte të tilla të shëmtuara.
Në secilin rast ftojmë qytetarët të lajmërojnë menjëherë organet e rendit, inspektoratin komunal por edhe zjarrfikësit, sepse intervenimi i shpejtë mundëson që edhe lokalizimi i zjarrit të bëhet më lehtë.
Apeloj tek qytetarët që të mos bëjnë veprime të tilla të ndezjes së zjarreve, që rrezikojnë shëndetin dhe dëmtojnë pronën, sepse ndaj tyre do të ndërmerren masa ndëshkuese konform ligjit.