Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi ka përgëzuar stafin policor të Stacionit në Podujevë për punën dhe agnazhimin në ofrimin e sigurisë për qytetarët e Podujevës dhe për bashkëpunimin e ngushtë që kanë pasur gjatë vitit 2024.
Në një ceremoni që është mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal e ku është prezantuar raporti vjetor i Policisë në Podujevë për vitin 2024, Bulliqi falënderoi stafin policor për kryerjen e punëve me përgjegjësi të lartë.
“Më gëzon fakti se që nga marrja e detyrës së Komandatit të Stacionin Policor (Bashkim Bajrami) kemi pas një bashkëpunim të ngushtë. Keni pas edhe punë shtesë nga Komuna e të cilat i keni kryer me përkushtim, për çka ju falënderoj. Ne jemi prej komunave kufitare që kemi vijë kufitare më të gjatën, por nuk kemi pas ndonjë incident të madh dhe kjo falë punës dhe angazhimit të zyrtarëve policorë”, tha kryetari Bulliqi.
Ndërsa, Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bashkim Bajrami, ka folur për arritjen e objektivave dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar gjatë vitit 2024. Ai tha se gjatë vitit 2024 falë angazhimit të zyrtarë policorë kanë arritur përparime të dukshme. Komandanti Bajrami ka fëlnderuar Kryetarin e Komunës për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur përgjatë gjithë kohës.
Në këtë ceremoni të parnishëm kanë qenë edhe zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, të cilët e kanë përgëzuar stafin policor në Podujevë për punët që kanë bërë gjatë vitit 2024.
Për bashkëpunimin e ngushtë ndërinstitucional, Stacioni Policor në Podujevë ka ndarë mirënjohje për Kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulloiqi dhe për institucione tjera lokale dhe KFOR-in.
Për arritje profesionale Stacioni Policor në Podujevë ndau mirënjohje edhe për stafin e vet policor dhe administrativ.