Kryetari i Komunes së Podujeves Shpejtim Bulliqi ka publikuar pamje nga punimet që jane bërë ne shkollen “Shaban Shala” në Podujevë
Postimi i plotë:
Shkolla “Shaban Shala” në qytet është duke marrë një pamje të re. Pas rinovimit të jashtëm të objektit, kulmit, ngrohjes dhe ndërrimit të dritareve që është bërë para 2 vitesh, tash janë në përfundim punimet për rinovimin e tërësishëm të hapësirave të brendshme të objektit.
Me ketë projekt janë rinovuar tërësisht muret, dyshemetë, tavanet, tualetet, është bërë instalimi i ri elektrik, i hidros, kanalizimit, zërimi, etj.
Objekti pritet të jetë gati më 2 shtator, kur edhe fillon zyrtarisht viti i ri shkollor dhe nxënësit do të mësojnë në një ambient të ngrohtë, krejtësisht të ri dhe me pamje shumë të bukur.
E gëzofshin fëmijët dhe mësimdhënësit!








