Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në takim përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovë (FSK).
Gjatë këtij takimi, janë diskutuar çështjet e sigurisë dhe strategjitë për përballjen me fatkeqësitë natyrore.
Kryetari Bulliqi dhe përfaqësuesit e FSK-së theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me institucionet që janë përgjegjëse për të siguruar mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe për të menaxhuar efektivisht situatat emergjente që mund të ndodhin, si dhe u dakorduan që shpejt të mbahet një ushtrim fushor me të gjithë akterët e këtyre institucioneve.