https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti e Osmani i befasojnë deputetët që e mbikëqyrin AKI-në me emërimin e inspektorit

Kurti e Osmani i befasojnë deputetët që e mbikëqyrin AKI-në me emërimin e inspektorit
Share on FacebookShare on Twitter

Kujtim Shala, të mërkurën është emëruar nga presidentja Osmani e kryeministri Kurti si inspektor i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pasi paraardhësi i tij, Burim Ramadani, dha dorëheqje nga kjo pozitë. Mirëpo, për emërimin e tij nuk janë të informuar Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti të mërkurën kanë caktuar Kujtim Shalën si inspektor të përgjithshëm të AKI-së, për të cilin nuk u dha shumë detaje, mirëpo vetëm treguan se ai ka qenë pjesë e FSK-së.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Shala e mori këtë detyrë pasi, Burim Ramadani, që ushtronte këtë pozitë për tri vite, dha dorëheqje.

Lajmin për dorëheqjen e Ramadanit dhe emërimin e Shalës e bëri të ditur Presidenca përmes një njoftimi për media.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti sot janë njoftuar nga Inspektori i Përgjithshëm i deritashëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Burim Ramadani për dorëheqjen e tij nga kjo pozitë. Ata kanë falënderuar z. Ramadani për shërbimin e tij në AKI nga viti 2019 dhe i kanë uruar suksese të mëtejme në angazhimet e tij profesionale. Pas konsultimeve, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë emëruar Inspektor të ri të Përgjithshëm të AKI-së, z. Kujtim Shala, i cili deri më tani ishte i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhej në njoftimin e së mërkurës.

ADVERTISEMENT

Mirëpo për emërimin e Shalës nuk është informuar komisioni që merret me mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu, tha se për dorëheqjen e Ramadanit dhe emërimin e Shalës është njoftuar nga mediat, mirëpo ajo tregoi një shqetësim që ka për kryeinspektorin e ri.

“Si kryetare e Komisionit  Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së jam njoftuar nga mediat si për dorëheqjen  e z. Ramadanit ashtu edhe për emërimin e z. Shala. Ajo çka me ka shqetësuar gjatë raportimeve të djeshme është se raportohet se z. Shala është një zyrtar i cili nuk ka një të kaluar të pastër si shërbyes civil gjë që e vë në dyshim integritetin e tij për pozitën që ka marrë dje. Deri më tani si Komision mbikëqyrës nuk kemi marrë asnjë informatë zyrtare  për ndryshimet që janë bërë në AKI”, tha Musliu për Express.

Në media u publikua një dokument ku thuhej se Shala ishte pezulluar nga puna dhe i ishte zvogëluar paga për shkak të shkeljeve të rënda të detyrës.

Ndërkaq, anëtari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, Arben Gashi, tha se nuk është i informuar për këtë vendim të Osmanit e Kurtit.

“Nuk jam i informuar për emërimin e z. Shalës, nuk e njoh”, tha ai.

Gazeta ka dërguar pyetje edhe në adresë të anëtarëve tjerë të këtij komisioni, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje. Express ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Mbrojtjes për raportimet, por as këta nuk kanë kthyer përgjigje.

Poste të ngjashme

Parashikimi i motit për javën e fundit të gushtit

Parashikimi i motit për javën e fundit të gushtit

23/08/2026, 16:40

Java e fundit e muajit gusht parashihet të jetë e nxehtë, me mot kryesisht të qëndrueshëm, me intervale të gjata...

Haxhiu viziton sportistët kosovarë në fshatin mesdhetar: Uroj të kthehemi me medalje

Haxhiu viziton sportistët kosovarë në fshatin mesdhetar: Uroj të kthehemi me medalje

22/08/2026, 15:13

U.d. e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar sportistët kosovarë që po qëndrojnë në Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku...

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

22/08/2026, 14:33

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se Hashim Thaçi duhet të rikthehet në postin e Presidentit...

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

22/08/2026, 9:06

Vrasja e kolonit të UÇK-së, Ahmet Krasniqi në vitin 1998 në Tiranë, pati shkaktuar bujë të madhe. Kjo vrasje është...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

I mituri në Podujevë qëllon aksidentalisht vëllanë 10-vjeçar me kallash

22/08/2026, 8:44

Policia ka njoftuar se një fëmijë 10-vjeçar është lënduar si pasojë e shkrepjes aksidentale të një arme zjarri dje në...

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit për javën e fundit të gushtit

Parashikimi i motit për javën e fundit të gushtit

23/08/2026, 16:40
Haxhiu viziton sportistët kosovarë në fshatin mesdhetar: Uroj të kthehemi me medalje

Haxhiu viziton sportistët kosovarë në fshatin mesdhetar: Uroj të kthehemi me medalje

22/08/2026, 15:13
Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

22/08/2026, 14:33
Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

22/08/2026, 9:06
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv