Pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ftoi krerët opozitarë në takim për të diskutuar për agjendën legjislative, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar ftesën si të vonuar për të gjetur një klimë bashkëpunuese kur sipas tij, partia në pushtet “ka shuar rrënjësisht frymën e bashkëpunimit e kur keni mbjellur polarizim ofendues të skajshëm”.
“Lidhja Demokratike e Kosovës vahdon të jetë përherë mbështetëse për interwsat madhore të Republikës, ndonëse nuk i jeni përgjigjur asnjëherë kësaj gatishmërie me bashkëpunim reciprok”, thuhet në letrën e Abdixhikut për Kurtin.
Lidhur me diskutimin për agjendën legjislatike, Abdixhiku ka thënë se LDK-ja konsideron se e njëjta diskutohet në Kryesinë e Kuvendit, ku përfaqësuesit e tyre politik japin qëndrimet partiake
Ndërsa, për votimet e marrëveshjeve ndërkombëtare, Lidhja Demokratike e Kosovës i konsideron ato mbi politikat ditore prandaj do vazhdojë t’i votojë ashtu siç ka vepruar deri më tani”, thuhet tutje në letër.