https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti: Masakra e Paklekut, është dëshmi e gjallë e gjenocidit të Serbisë

Kurti: Masakra e Paklekut, është dëshmi e gjallë e gjenocidit të Serbisë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në 24- vjetorin e Masakrës së Paklekut, ka thënë se masakra e Paklekut është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, duke kujtuar se këtu para 24 vjetëve janë vrarë 54 civil shqiptarë, për shkak se ishin shqiptarë dhe për shkak se dëshironin të jetonin të lirë e në paqe në tokën e tyre.

“Nuk ka mjaftuar vrasja, por ka pasuar edhe djegia e kufomave, që do të thotë se plani ka qenë për shfarosje jo vetëm të jetërave, por edhe të qenies. Andaj, masakra e Paklekut është dëshmie e gjallë e gjenocidit të Serbisë edhe sot e kësaj dite”, tha kryeministri Kurti.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kryeministri Kurti theksoi se në muajin e ardhshëm bëhen katër vjet prej se në Kuvendin e Republikës, është mundësuar që Prokuroria e Shtetit, që prokurorët special, të ndjekin e më pastaj sistemi i drejtësisë edhe të gjykojë në mungesë kriminelët serbë.

“Pra, në muajin e ardhshëm bëhen katër vjet që ekziston një mundësi e tillë. Dhe për këto krime të kryera gjatë luftës që janë edhe gjenocid, edhe krime kundër njerëzimit, edhe krime lufte, do të duhej të ketë drejtësi për viktimat, por edhe dënim shtetëror e ndërkombëtar për ata që i ekzekutuan dhe ata që i urdhëruan ato”, tha ai.

 

Kryeministri Kurti  pas homazheve ka vizituar shtëpinë muze, ku më 17 prill të vitit 1999, 24 vjet më parë, forcat serbe vranë 54 qytetarë të pafajshëm. 25 prej të vrarëve ishin nën moshën 18 vjeçare. Prej këtyre, 18 persona kanë qenë fëmijë, më të vegjël se 12 vjeç. Në mesin e tyre pesë foshnje prej gjashtë muaj e deri në dy vjeç. Lirie Muqolli ishte vetëm gjashtë muajshe.

 

Familjarët e mbijetuar rrëfyen se si civilët shqiptarë, të familjeve Muqolli, Elshani, Caraku e Hoxha, ishin duke u larguar prej shtëpive të tyre, por policia serbe i urdhëroi të ktheheshin atje, i gjuajti me bomba dore në dhomat ku ata po rrinin, e më pas edhe me breshëri automatikësh. E në fund, edhe i dogji trupat e tyre, të cilët në pamundësi të identifikimit janë varrosur në një varr të përbashkët.

ADVERTISEMENT

Deklarimi i plotë për media i kryeministrit Kurti:

Masakra e Paklekut është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Këtu para 24 vjetëve janë vrarë 54 civil shqiptarë, për shkak se ishin shqiptarë dhe për shkak se dëshironin të jetonin të lirë e në paqe në tokën e tyre.

Prej këtyre 54 të vrarëve, 25 kanë qenë nën moshën 18 vjeçare, ndërkaq 18, pra çdo i treti ka qenë nën moshën 12 vjeçare. Pesë kanë qenë foshnje prej 6 mujash deri në 2 vjeç, ndërkaq Lirie Muqolli, ka qenë veç 6 muajshe si foshnje kur është vrarë në këtë masakër.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Siç e tha edhe presidentja Osmani nuk ka mjaftuar vrasja, por ka pasuar edhe djegia e kufomave, që do të thotë se plani ka qenë për shfarosje jo vetëm të jetërave, por edhe të qenies. Andaj, masakra e Paklekut është dëshmi e gjallë e gjenocidit të Serbisë edhe sot e kësaj dite.

Në muajin e ardhshëm bëhen katër vjet prej se në Kuvendin e Republikës, patëm mundësuar që Prokuroria e Shtetit, që prokurorët special, të ndjekin e më pastaj sistemi i drejtësisë edhe të gjykojë në mungesë kriminelët serbë. Pra, në muajin e ardhshëm bëhen katër vjet që ekziston një mundësi e tillë. Dhe për këto krime të kryera gjatë luftës që janë edhe gjenocid, edhe krime kundër njerëzimit, edhe krime lufte, do të duhej të ketë drejtësi për viktimat, por edhe dënim shtetëror e ndërkombëtar për ata që ekzekutuan dhe ata që i urdhëruan ato.

Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit tonë!

​

Poste të ngjashme

Komuna e Podujevës dhe Fondacioni “Fatima Bint Mubarak për Gruan” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Komuna e Podujevës dhe Fondacioni “Fatima Bint Mubarak për Gruan” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

13/05/2026, 14:12

Komuna e Podujevës ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Fondacionin “Fatima Bint Mubarak për Gruan”, me qëllim krijimin e më...

Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë

Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë

13/05/2026, 8:49

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se janë arrestuar dy mjekë të dyshuar të spitalit në Vushtrri, me iniciale...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QKMF

13/05/2026, 8:44

Një rast i rëndë ka ndodhur në Malishevë. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se një foshnje është dërguar pa...

Kjo do të jetë top 10-shja e parë e LDK-së

12/05/2026, 18:37

Me përfundimin e sotëm të afatit të KQZ-së për listat e partive me kandidatët e tyre për zgjedhje, LDK-ja tashmë...

Lista për deputetë, kjo është 10-tshja e parë e PDK-së

Lista për deputetë, kjo është 10-tshja e parë e PDK-së

12/05/2026, 17:11

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur për renditjen e kandidatëve në listën e PDK-së. Gazeta Nacionale ka mësuar për renditjen...

Lajmi i fundit

Komuna e Podujevës dhe Fondacioni “Fatima Bint Mubarak për Gruan” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Komuna e Podujevës dhe Fondacioni “Fatima Bint Mubarak për Gruan” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

13/05/2026, 14:12
Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë

Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë

13/05/2026, 8:49
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QKMF

13/05/2026, 8:44

Kjo do të jetë top 10-shja e parë e LDK-së

12/05/2026, 18:37
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv