Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur hakmarrje të Serbisë ndaj votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE, ndalimin e mbi 300 qytetarëve nga Kosova në kufi të mërkurën.
Autoritetet serbe kanë ndaluar sot autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë
Kryeministri tha se qytetarët e ndaluar janë të privuar nga mjekimi dhe ushqimi.
“Një ditë pasi Asambleja Parlamentare e KiE votoi në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Serbia hakmerret kundër civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 qytetarë tanë — përfshirë fëmijë — janë mbajtur arbitrarisht në kufi, janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi. Një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut!”, tha Kurti.