https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti për buxhetin 2023: Më i larti dhe më gjithëpërfshirësi

Kurti kritikon LDK-në: Deputetëve që s`janë në sallë po iu ecë rroga
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se buxheti i votuar sot për vitin 2023 prej 3.2 miliardë është jo vetëm më i larti ndonjëherë, por edhe më gjithëpërfshirësi.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se përveç se i dedikohet arsimit, shëndetësisë, ushtrisë, bujqësisë, ekonomisë e kulturës, buxhetit përfshin edhe rininë, gratë e grupet e cenueshme të shoqërisë sonë.

Kuri ka thënë se rreth 300 milionë euro për investime në shëndetësi, që të ofrohen shërbime cilësore shëndetësore, si dhe 400 pozita me tepër për stafin shëndetësor.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Rreth 280 milionë euro për arsim, për ndërtimin e çerdheve dhe infrastrukturës së avancuar arsimore, si dhe 743 pozita të reja për stafin arsimor. Mbi 300 milionë euro për sigurinë dhe ushtrinë, për investime në siguri e armatim modern, si dhe 300 pozita të reja për Policinë. Rreth 90 milionë euro për bujqësinë, për të vazhduar e për të rritur mbështetjen për fermerët tanë, që të sigurohet prodhimi vendor në këtë kohë krize, por edhe prodhimi vendor në afat të gjatë. Rreth 60 milionë euro për kulturën e sportin për aktivitete e infrastrukturë kulturore e sportive”, ka thënë Kurti.

Për të siguruar shërbime publike më të mira e mbrojtje të të drejtave të qytetarëve tanë, do të shtohen 240 pozita të reja për inspektoratet.

Përveç këtyre, shton Kurti, kanë ndarë buxhet edhe për shumë projekte të tjera e premtime, si 60 milionë euro për shtesa për lehona e shtesa për fëmijë, 15 milionë euro për rezervat shtetërore, 20 milionë euro për punësim, 40 milionë euro mbështetje për investime në ndërmarrje publike, e 6 milionë euro për funksionalizim të terminaleve doganore shtetërore.

ADVERTISEMENT

“Shumë nga premtimet tona na është thënë se nuk do të bëhen, e se nuk e kemi buxhetin e mjaftueshëm, mirëpo shtesat për lehona e për fëmijë u bënë, çerdhet po ndërtohen, punësimi po rritet, terminalet po bëhen shtetërore e prodhimi vendor po shumëfishohet. Kështu do të vazhdojmë edhe me premtimet e tjera e me buxhetimin e tyre në vitet e ardhshme”, është shprehur Kurti.

Poste të ngjashme

Parashikimi i motit për javën e fundit të gushtit

Parashikimi i motit për javën e fundit të gushtit

23/08/2026, 16:40

Java e fundit e muajit gusht parashihet të jetë e nxehtë, me mot kryesisht të qëndrueshëm, me intervale të gjata...

Haxhiu viziton sportistët kosovarë në fshatin mesdhetar: Uroj të kthehemi me medalje

Haxhiu viziton sportistët kosovarë në fshatin mesdhetar: Uroj të kthehemi me medalje

22/08/2026, 15:13

U.d. e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar sportistët kosovarë që po qëndrojnë në Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku...

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

22/08/2026, 14:33

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se Hashim Thaçi duhet të rikthehet në postin e Presidentit...

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

22/08/2026, 9:06

Vrasja e kolonit të UÇK-së, Ahmet Krasniqi në vitin 1998 në Tiranë, pati shkaktuar bujë të madhe. Kjo vrasje është...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

I mituri në Podujevë qëllon aksidentalisht vëllanë 10-vjeçar me kallash

22/08/2026, 8:44

Policia ka njoftuar se një fëmijë 10-vjeçar është lënduar si pasojë e shkrepjes aksidentale të një arme zjarri dje në...

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit për javën e fundit të gushtit

Parashikimi i motit për javën e fundit të gushtit

23/08/2026, 16:40
Haxhiu viziton sportistët kosovarë në fshatin mesdhetar: Uroj të kthehemi me medalje

Haxhiu viziton sportistët kosovarë në fshatin mesdhetar: Uroj të kthehemi me medalje

22/08/2026, 15:13
Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

22/08/2026, 14:33
Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

22/08/2026, 9:06
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv