https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti: Serbia është shtet paramilitar, nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga e kaluara

Superpuna, Kurti njofton për zgjerim të grupmoshës nga 18 deri në 29 vjeç
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur edhe nga Kroacia se prapa sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit qëndron Serbia. Ai ka thënë se në bashkëpunim me vendet aleate po ngrihen kapacitetet përgjatë kufirit me Serbinë për ta rritur sigurinë brenda Kosovës.

“Nervoza në Beograd po përkthehet në agresivitet kundër Kosovës”, ka thënë Kurti në konferencë për media me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Kurti është pyetur për protestat aktuale në Serbi dhe ndikimi që mund të kenë në procesin e negociatave me Kosovën. E ai ka thënë se Beogradi nuk ka nxjerrë mësime nga e kaluara e saj, teksa e ka quajtur Serbinë shtet paramilitar.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Për një shekull e gjysmë në Serbi ka pasur vetëm nja dy vjet e gjysmë demokraci. Serbia nuk është shtet demokratik, nuk respektohet të drejtat e njeriut e as të pakicave. Estabilishmenti në Serbi nuk beson te pluralizmi politik, nuk ka sundim të ligjit e për këtë ka protesta të tilla të ashpra studentore… Janë kthyer në atë që e kemi ditur, shtet paramilitar. Te ne e çojnë Milan Radoiçiqin që të ndërmarrë aksione terroriste, ndërsa në Beograd i rrahin studentët. E dimë nga përvoja historike si përfundon kjo gjë, por duket se Beogradi nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga e kaluara e vet.
Duam marrëdhënie të mira fqinjësore, prandaj kemi Marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se duhet insistuar te Brukseli që të ushtrojë presion ndaj Beogradit për të respektuar marrëveshjet që çojnë drejt normalizimit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

“Kosova është shtet normal, kemi rritje ekonomike të shquar nga 6% të bruto produktit vendor në 4 vjet e fundit, kemi progres demokratik, por marrëdhëniet tona normale duhet të përmbajnë edhe një Serbi normale. Këtu Brukseli mund të ndihmojë shumë më shumë sesa që bën aktualisht”, është shprehur ai.

E, kryeministri kroat Plenkoviq ndërsa ka përmendur sulmet nga grupe serbe në veri të Kosovës që nga viti i kaluar, ka thënë se nuk mund të pritet rezultat i shpejtë por se rëndësi ka që procesi të jetë paqësor dhe të ketë më shumë bisedime mes të dyja palëve.
“Besojmë te dialogu mes Kosovës dhe Serbisë që të rezultojë me normalizim dhe të përfundojë me njohje të ndërsjellë dhe funksionimin që çon te pozita që Kosova të ndërmarr rrugëtimin drejt BE-së. Janë pesë shtete të BE që nuk e kanë njohur Kosovën dhe ky proces mund të mos jetë i shpejtë”, ka thënë Plankoviq.

Poste të ngjashme

E dhimbshme, 30 vjeçari nga Podujeva ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës

E dhimbshme, 30 vjeçari nga Podujeva ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës

30/04/2026, 22:37

Granit Tahiri nga komuna e Podujevës ka ndërruar jetë sot gjatë ditës në vendin e tij të punës në Hanover...

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

30/04/2026, 21:45

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit është mbajtur mbledhje elektronike. Në këtë mbledhje...

Zgjedhjet e reja, Musliu-Shoshi: Duhet të jenë garë idesh, jo betejë propagande

Zgjedhjet e reja, Musliu-Shoshi: Duhet të jenë garë idesh, jo betejë propagande

30/04/2026, 16:58

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook, tha se 7 qershori është një moment...

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

30/04/2026, 16:45

Ka vdekur në moshën 55 vjeçare Astrit Dushi, i cili ishte i angazhuar në komunitetin e mediave dhe pjesë e...

Haxhiu nxjerr vendimin për zgjedhjet, KQZ obligohet t’i organizojë sipas ligjit

Haxhiu nxjerr vendimin për zgjedhjet, KQZ obligohet t’i organizojë sipas ligjit

30/04/2026, 16:29

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas këtij vendimi, qytetarët...

Lajmi i fundit

E dhimbshme, 30 vjeçari nga Podujeva ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës

E dhimbshme, 30 vjeçari nga Podujeva ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës

30/04/2026, 22:37
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

30/04/2026, 21:45
Zgjedhjet e reja, Musliu-Shoshi: Duhet të jenë garë idesh, jo betejë propagande

Zgjedhjet e reja, Musliu-Shoshi: Duhet të jenë garë idesh, jo betejë propagande

30/04/2026, 16:58
Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

30/04/2026, 16:45
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv