Shuajb Blakçori riemërohet drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit
Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi e ka riemëruar Shuajb Blakçorin në pozitën e drejtorit të Inspeksionit.
Shuajb Blakçori ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet, ndërsa studimet e magjistraturës i ka përfunduar në drejtimin Ekonomi e Gjelbër dhe Zhvillim i Qëndrueshëm Ekonomik në South East European University.
Ka punuar si Menaxher në përfaqësinë e Renault për Kosovë, Menaxher në Kosmonte Foods, si dhe Analist i të dhënave statistikore në GIZ. Blakçori për një kohë ka qenë edhe drejtor i Administratës në Podujevë.
Kryetari Bulliqi i uroi suksese e mbarësi në kryerjen e detyrave drejtorit Blakçori.








