https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Lista Serbe nga ngrirjet e funksioneve, dorëheqjet e pjesshme, deri te rrjedhja masive

Lista Serbe nga ngrirjet e funksioneve, dorëheqjet e pjesshme, deri te rrjedhja masive
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë herë është përdorur si kërcënim, por të hënën ndodhi.

Deputetët e Listës Serbe dorëzuan mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës për së pari herë.

Kjo situatë erdhi pas gjendjes së krijuar në veri të vendit, në lidhje me targat dhe suspendimin e Drejtorit Rajonal të Policisë në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriq, i cili kishte thënë se nuk do t’i ‘qortojë’ qytetarët e komunitetit serbë, të cilët drejtojnë vetura që nuk janë në RKS, njofton KlanKosova.tv.

Ishte ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, i cili është kryetar i Listës Serbe, që gjatë së shtunës mbajti konferencë pas një takimi në Zveçan me te gjithë përfaqësuesit politikë serbë të Kosovës. Aty ai dha kumtin për dorëheqjen e tij, të deputetëve, katër kryetarëve të komuanve në veri, por edhe polici, gjyqësor, administratë…

Të dielën pasoi një protestë e vogël në Mitrovicë të Veriut. Arsyeja ishte kundërshtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Por çfarë thotë e kaluara për veprimet e Listës Serbe?

Rakiq si ministër, si dhe dhjetë deputetët serbë në prill të 2022-ës ngrin pozitat e tyre, si kundërshtim për vendimin për suspendimin e gjykatëses serbe, Liljana Stevanoviq që kishte marrë pjesë në një mbledhje në Beograd të thirrur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Njëlloj, deputetët e Listës Serbe kishin vepruar edhe gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj – në vitin 2018.

ADVERTISEMENT

Ata ishin larguar nga koalicioni, mirëpo që nuk i kishin dorëzuar mandatet.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Përveç deputetëve, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e katër komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Për ta nuk është hera e parë që dorëhiqen.

Ata një gjë të tillë e kishin bërë edhe në dhjetor të vitit 2018, si reagim ndaj taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat nga Serbia.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Pas këtij veprimi në atë kohë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kishte shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat veriore, të cilat ishin caktuar të mbahen më 19 maj 2019.

Subjekti politik serb kishte vendosur të tërhiqej nga Qeveria e Kosovës – jo nga institucionet tjera – në fund të marsit 2018, pas arrestimit të drejtorit të Zyrës koordinuese për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Gjuriq ishte ndaluar dhe më pas dëbuar, ngase kishte hyrë në Mitrovicë për të realizuar vizitën, pa lejen e institucioneve të Kosovës.

Pas dorëheqjeve të herë pas hershme nga një institucion tek tjetr ndër vite, tash dorëheqjet janë shumë më të mëdha. Vetëm në Policinë e Kosovës janë 578 punonjës që kanë paraqitur dorëheqjet. Njësoj kanë vepruar pothuajse pjesa më e madhe e komunitetit serbë që punojnë në sektorin publik, në veri./KlanKosova.tv.

Poste të ngjashme

Kurti: 37 mijë libra shqip për nxënësit e Luginës, pavarësisht bllokadës së Serbisë

Kurti: 37 mijë libra shqip për nxënësit e Luginës, pavarësisht bllokadës së Serbisë

14/09/2026, 21:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se për vitin shkollor 2026/2027 janë shpërndarë 37 mijë e 429 libra në...

Alarmon Remi: KFOR të inspektojë menjëherë manastiret serbe në Kosovë, shkaku armëve!

Mustafa propozon “Koalicionin për Normalitet” mes LVV-së e PDK-së

14/09/2026, 21:02

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa, ka propozuar një platformë politike për zhbllokimin institucional të Kosovës, të...

Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Komuna e Podujevës lidh kontratë për furnizim me libra shkencorë

14/09/2026, 20:58

Komuna e Podujevës ka nënshkruar kontratë për furnizim me libra shkencorë për bibliotekën. Sipas njoftimit zyrtar, kontrata është lidhur më...

Kusari-Lila kritikon PDK-në pse dërgoi ligjet në Kushtetuese: Janë pozicionuar kundër qytetarëve

Kusari-Lila: Me tërheqjen e Bekim Sejdiut kemi humbur të gjithë

14/09/2026, 20:48

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas tërheqjes së Prof. Bekim Sejdiut nga gara për President të Kosovës duke...

Bulliqi: Po vazhdojnë punimet për varrezat e reja të qytetit në Podujevë (Pamje)

Bulliqi: Po vazhdojnë punimet për varrezat e reja të qytetit në Podujevë (Pamje)

14/09/2026, 19:36

  Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në ndërtimin e infrastrukturës për varrezat...

Lajmi i fundit

Kurti: 37 mijë libra shqip për nxënësit e Luginës, pavarësisht bllokadës së Serbisë

Kurti: 37 mijë libra shqip për nxënësit e Luginës, pavarësisht bllokadës së Serbisë

14/09/2026, 21:09
Alarmon Remi: KFOR të inspektojë menjëherë manastiret serbe në Kosovë, shkaku armëve!

Mustafa propozon “Koalicionin për Normalitet” mes LVV-së e PDK-së

14/09/2026, 21:02
Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Komuna e Podujevës lidh kontratë për furnizim me libra shkencorë

14/09/2026, 20:58
Kusari-Lila kritikon PDK-në pse dërgoi ligjet në Kushtetuese: Janë pozicionuar kundër qytetarëve

Kusari-Lila: Me tërheqjen e Bekim Sejdiut kemi humbur të gjithë

14/09/2026, 20:48
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv