Llapi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë që e gëzojmë sot. Llapjanët kanë qenë kufi i pathyeshëm për gjithë armiqtë e shqiptarëve, në të gjitha kohërat.
Llapi ka njerëz të zotë e punëtorë, që në të gjitha kohërat, edhe në ato më të vështirat, e kanë ruajtur gjithmonë shpirtin e sipërmarrësit dhe të tregtarit, duke e ruajtur ekonominë lokale dhe vetëpunësimin.
Shpirt qytetit tonë gjithmonë i ka dhënë futbolli. Sot, duke vizituar Klubin Futbollistik Llapi, vlerësuam simbolin e krenarisë dhe talentit. Që nga themelimi i tij në vitin 1932, KF Llapi ka qenë djepi i shumë futbollistëve të shkëlqyer, duke përfshirë legjendën e paharruar Fadil Vokrri e shumë të tjerë.
Pra, sot duke i bërë këto vizita, me kryetarin Ramush Haradinaj, vlerësuam luftën për liri, ndërmarrësit llapjan dhe sportin në përgjithësi e futbollin në veçanti.
Tri vlera të larta që i përfaqëson ky qytet.








