https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?
Share on FacebookShare on Twitter

Vila e Milan Radoiçiqit, e cila ditë më parë është bastisur nga policia e Kosovës, ka ngritur pyetjen për ligjshmërinë e pasurisë së ish-nënkryetarit të Listës Serbe.

Dhe në këtë drejtim, mediat serbe kanë shtruar pyetjen se si fitoi kaq shumë pasuri “mbrojtësi i serbëve në veri të Kosovës” dhe a është ai një “Pablo Escobar”?

Bëhet fjalë për një vilë me luks të madh në bregun e liqenit në veri të Kosovës – pronari i së cilës është Milan Radoiçiq – siç pohon policia e Kosovës dhe askush nga pala serbe nuk e mohon.

“Është një shfaqje force, në një farë mënyre. Kjo flet vetëm për fuqinë. Krijon një imazh tjetër pushteti, paprekshmëri. E shikon çfarë vile ka, mos u ngatërro me të. Besoj shumë se ai ishte mjeshtër i jetës dhe vdekjes në veri të Kosovës”, ka thënë Millosh Laziq, gazetar i portalit Nova.rs, përcjell Telegrafi

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
Dhe sipas mediumit në fjalë, Radoiçiq ishte edhe lider joformal i serbëve në veri të Kosovës, i angazhuar politikisht si nënkryetar i Listës Serbe.

Bëhet fjalë për njeriun i cili së bashku me kumbarin e tij Zvonko Veselinoviq, që nga viti 2013 është i lidhur me shumë afera të dyshimta

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
Ata u gjykuan për krim të organizuar, nuk u dënuan. Disa procedura ende ekzistojnë. Ata janë në listën e zezë të SHBA-së, ku shkruhet, jo vetëm për krim të organizuar dhe lëndë narkotike, por përmendet edhe vrasja e Oliver Ivanoviqit. Ai vetëm tani, me rastin e kësaj tragjedie, ka dhënë disa dëshmi, por nuk bëhet e ditur prejardhja e asaj pasurie, se si kompanitë në të cilat ai është bashkëpronar, së bashku me kumbarin e tij Veselinoviq, marrin projektet më të rëndësishme shtetërore dhe se si ato kompani kanë një qarkullim të madh”, shpjegon gazetari i NIN-it, Vuk Cvijiq.

Siç vë në pah mediumi serb, objekte të ngjashme kanë tërhequr vëmendjen e publikut në Serbi edhe më parë, përcjell Telegrafi.

ADVERTISEMENT

Kështu, përmendet një vilë në të cilën janë të praruara bravat, në të cilën veprat e artit kushtojnë shtrenjtë dhe ishte selia e Dushan Spasojeviqit – që ishte kreu i një prej grupeve më të mëdha kriminale serbe në histori, klanit të Zemunit.

Ndryshe, Radoiçiq dorëzoi dorëheqjen nga Lista Serbe, pasi siç tha ai, kjo nuk do të dëmtonte popullin serb.

E ndërsa në vilën në Shilerova janë investuar 8.5 milionë marka gjermane të atëhershme, ndërtesa e Radoiçiqit është ende në pritje të një vlerësimi. /Telegrafi

Poste të ngjashme

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

17/04/2026, 20:30

Çmimet në Kosovë po vazhdojnë të rriten, e me to po rëndohet jeta e qytetarëve. Sipas raportit të fundit zyrtar,...

Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

Kryetari Bulliqi ngushëllon familjen Sherifi për humbjen tragjike të Granitit

17/04/2026, 20:19

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të Granit...

Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

17/04/2026, 20:09

  Me rastin e 27-vjetorit të masakrës në fshatin Dyz, të shtunën më 18 prill, do të mbahet një manifestim...

Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Pesë kandidatë kalojnë në raundin e dytë për Gjykatën Kushtetuese

17/04/2026, 16:53

Benina Kusari është e vetmja kandidate që është eliminuar nga gara për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, pasi në rrethin e...

Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi

Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi

17/04/2026, 16:41

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar me pikëllim të thellë për ndarjen tragjike nga jeta të zyrtarit të tij, Granit...

Lajmi i fundit

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

17/04/2026, 20:30
Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

Kryetari Bulliqi ngushëllon familjen Sherifi për humbjen tragjike të Granitit

17/04/2026, 20:19
Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

17/04/2026, 20:09
Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Pesë kandidatë kalojnë në raundin e dytë për Gjykatën Kushtetuese

17/04/2026, 16:53
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv