https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

LVV inicon procedurë për shkarkimin e kryesueses së Kuvendit

LVV inicon procedurë për shkarkimin e kryesueses së Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje në komunën e Vushtrrisë ka inciuar procedurë për shkarkimin e kryesueses së Kuvendit Komunal të Vushtrrisë për seancën e 26 janarit 2023.

Përmes një njoftimi publik, LVV thekson se procedura për shkarkim është inicuar pasi që as pas 3 muajsh nga shkelja e ligjit, Statutit të Komunës dhe Rregullorës së Punës së Kuvendit, duke votuar për persona që nuk ishin prezent në seancë, nën ndikimin e kundërligjshëm të nënkryetarit të Komunës, nuk është ndërrmarur as një masë, deklarim apo shkarkim, qoftë nga ana e kryesueses apo kryetarit të komunës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Njoftimi i plotë:

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri, njofton opinionin publik se kemi inicuar procedurën për shkarkimin e kryesueses së Kuvendit Komunal të Vushtrrisë për seancën e 26 janarit 2023.
Iniciativa për shkarkimin e kryesueses së Kuvendit është detyrë e asambelistëve që rolin e tyre në Kuvend e zbatojnë bazuar në betimin e dhënë për zbatimin dhe mbrojtjen e ligjshmërisë gjatë mandatit si kuvendar. Në këtë frymë kësaj iniciative i janë bashkuar me nënshkrimet e tyre 1/3 e asamblestëve nga subjektet e ndryshme duke nënshkruar kërkesën për inicimin e shkarkimit të kryesueses së Kuvendit.
Procedura për shkarkim është inicuar pasi që as pas 3 muajsh nga shkelja e ligjit, Statutit të Komunës dhe Rregullorës së Punës së Kuvendit, duke votuar për persona që nuk ishin prezent në seancë, nën ndikimin e kundërligjshëm të nënkryetarit të Komunës, nuk është ndërrmarur as një masë, deklarim apo shkarkim, qoftë nga ana e kryesueses apo kryetarit të komunës.
Këto shkelje kanë ndodhur para syve të kryesueses e cila me mosveprimin e saj ka shkelur Nenin 29 të Statutit të Komunës si dhe Nenin 25, pika 25.9 të Rregullorës së Punës së Kuvendit. Me këtë rast kryesuesja mbi të gjitha është bërë bashkëpjesmarrëse në kryerjen e veprës penale “Keqperdorim i të drejtës së votimit” e sanksionuar me Nenin 213 të KPRK-së.
Kujtojmë që para 17 ditësh për veprime të njejta apo të ngjajshme të cilësuara si veprime kriminale Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë për 7 persona, të cilët në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 kishin votuar në Kosovë për persona që gjendeshin në Austri. (Raportuar nga Gazeta Blic më 29.12.2022).
Për fund i bëjmë thirrje edhe një here organeve të drejtësisë që sa më parë të shqyrtojnë kallximin penal që është dorëzuar për këto shkelje, që janë kryer edhe në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, për të ruajtur ligjshmërinë dhe funksionin normal të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, i cili tashë e 3 muaj është në një situatë anarkie./ Syri.net

ADVERTISEMENT

 

Poste të ngjashme

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

13/03/2026, 20:05

  Ka nisur shpërndarja e mëshqerrave për fermerët përfitues në Komunën e Podujevës, në kuadër të projektit “Përkrahje me mëshqerra”....

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në hotel

13/03/2026, 20:00

Një person është gjetur pa shenja jete në një dhomë të hotelit “Berati” në fshatin Sllatinë e Madhe, në komunën...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Sulm seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare në Ferizaj, arrestohet punëtori teknik i shkollës

13/03/2026, 19:52

Një rast i rëndë i sulmit seksual është raportuar në një shkollë të mesme të ulët në Ferizaj, ku viktimë...

Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

13/03/2026, 18:31

Partitë opozitare kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për një takim në fillim të javës së ardhshme lidhur me...

Gjykata Kushtetuese ndalon përkohësisht veprimet e presidentes dhe të Kuvendit deri me 31 mars

Vrasje në tentativë, arrestohet një person – i konfiskohen armë e fishekë

13/03/2026, 8:39

Një vrasje në tentativë ka ndodhur ditën e djeshme në Fushë Kosovë. Policia e Kosovës bën të ditur se për...

Lajmi i fundit

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

13/03/2026, 20:05
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në hotel

13/03/2026, 20:00
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Sulm seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare në Ferizaj, arrestohet punëtori teknik i shkollës

13/03/2026, 19:52
Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

13/03/2026, 18:31
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv