Aktivisti Rron Gjinovci, nuk është pajtuar me aksionin e sotëm të PSD-së, e cila kritikon Qeverinë e Kosovës për mospunë gjatë këtyre dy viteve.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se nuk e ka kuptuar aksionin e PSD-së, përcjell Syri.net Kosova
“S’po di çka ka dashtë PSD ne thon me qita “sja ke bo vijë” ?♂️ Kjo shprehje s’ekziston. Ma gjallë, ma gjallë”, ka shkruar Gjinovci.
PSD-ja sot ka zhvilluar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës.
Aktivistët e kësaj partie kanë vizatuar një vijë të verdhë në objektin e qeverisë, duke treguar se gjatë këtyre dy viteve, Qeveria Kurti “nuk ia kanë ba vijë”.