https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Maqedonci: Kosova po ndërton ushtri me standarde të NATO-s

Maqedonci: Kosova po ndërton ushtri me standarde të NATO-s

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri me kapacitete të plota është duke u bërë më shpejt seç ka qenë e planifikuar, sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ministri konfirmon se numri i pjesëtarëve të FSK-së tashmë ka kaluar 4.300 dhe se, brenda vitit të ardhshëm, pritet të arrijë mbi 5.000.

FSK-ja është në proces të transformimit në ushtri që nga viti 2018.

Në fund të tranzicionit, më 2028, ajo parashihet t’i ketë mbi 7.500 pjesëtarë – prej tyre 5.000 aktivë, të tjerët rezervistë.

“Objektivat tona po realizohen më shpejt seç ka qenë e planifikuar fillimisht – gjë që tregon përkushtimin tonë ndaj zhvillimit të FSK-së”, thotë Maqedonci për Radio Evropa e Lirë.

Sipas tij, forca ushtarake është duke u ngritur sipas standardeve të NATO-s – aleancës 32-anëtarëshe, ku Kosova mëton të anëtarësohet.

Ai thotë se pjesëtarët e saj janë duke u trajnuar në akademitë ushtarake të NATO-s dhe duke zbatuar doktrinën e saj.

ADVERTISEMENT

Për më tepër, shton Maqedonci, “të gjitha blerjet tona ushtarake realizohen nga vendet anëtare të NATO-s”.

“Ky është një standard, i cili garanton pajisje cilësore dhe përputhshmëri të plotë me sistemet e aleancës”, thekson ai.

Sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, ministri vlerëson se Kosova ka kapacitete shumë më të avancuara, krahasuar me disa vite më parë.

https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

Për shkak të ndjeshmërisë së informacionit, ai nuk jep detaje se çka prej armatimit posedon vendi, por, mes tjerash, përmend “një flotë të dronëve Bayraktar” dhe “sisteme të tjera të fluturakeve pa pilotë”.

“Ne kemi prokuruar sisteme të ndryshme nga vende të ndryshme dhe disa prej tyre janë të përafërta me Javelin-in”, thotë Maqedonci, duke iu referuar sistemit kundërajror amerikan, i cili ka aftësi të avancuara kundër mjeteve të blinduara.

Vitin e kaluar, Kosova ka bërë kërkesë për blerjen e 200 kundërajrorëve të tillë dhe Maqedonci thotë se, aktualisht, është duke u bërë pagesa e tyre.

“Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së i ka zbatuar të gjitha procedurat e prokurimit dhe ne jemi tashmë në fazën e ekzekutimit të pagesave. Gjatë këtij viti, pritet të arrijë një sasi e konsiderueshme e këtyre raketave”, thotë ministri Maqedonci.

Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur nga fillimi transformimin e FSK-së në ushtri, por jo edhe NATO-ja, e cila insiston që FSK-ja t’u përmbahet detyrave të saj fillestare, si: reagimi ndaj krizave apo mbrojtja civile.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në këtë organizatë, ku vendimet merren në mënyrë unanime, janë katër vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës: Greqia, Spanja, Sllovakia dhe Rumania.

Por, Maqedonci thotë se “shumica e vendeve anëtare të NATO-s e njohin FSK-në me mandatin e saj ushtarak”.

“Ne po punojmë që në të ardhmen e afërt, NATO-ja t’i njohë ndryshimet tona ligjore – çfarë do të mundësonte edhe një përfshirje më të madhe të FSK-së në operacionet e përbashkëta të NATO-s”, thotë ai.

“Për ne është thelbësore që SHBA-ja – si partneri ynë kryesor strategjik – së bashku me vendet kryesore të NATO-s, të kontribuojnë në ndërtimin dhe forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse”, shton ministri kosovar i Mbrojtjes.

Praninë e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Kosovë, ai e përshkruan si një faktor kyç në “zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit”.

“Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe t’i bashkërendojmë veprimet tona me KFOR-in dhe NATO-n për të siguruar zhvillimin e duhur të sektorit të mbrojtjes”, thekson ai.

Në vazhdën e zhvillimeve të fundit gjeopolitike, ministri thotë se për katër vjetët e ardhshëm, parashikohet një buxhet prej mbi 1 miliard eurosh për mbrojtjen e Kosovës.

Edhe në katër vjetët e kaluar, buxheti për këtë sektor ka shkuar duke u rritur – nga 67.3 milionë euro në vitin 2021, në 207.8 milionë euro këtë vit.

Post Views: 106

Poste të ngjashme

Abdixhiku: Dua të thyej mendësinë e shkuar, të aferave korruptive që bizneset i shohin si partnerë aksionesh

Abdixhiku thotë se propozimi i LDK-së ofron rrugëzgjidhje

12/05/2025, 19:33

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në takimin e përbashkët me partitë politike të ftuar...

QUINT-i kërkon veprim urgjent: Formimi i qeverisë së re, thelbësor për të ardhmen e Kosovës

QUINT-i kërkon veprim urgjent: Formimi i qeverisë së re, thelbësor për të ardhmen e Kosovës

12/05/2025, 18:34

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it janë takuar të hënën me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke shprehur shqetësimin e tyre...

Drejtoresha Lirie Hoti viziton disa fermerë llapjanë

Drejtoresha Lirie Hoti viziton disa fermerë llapjanë

12/05/2025, 16:52

Drejtoresha për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Lirie Hoti, vizitoi sot disa nga fermerë të përkushtuar të komunës, për t’u...

Kurti diskuton për anëtarësimin e Kosovës në KiE me ambasadorët e vendeve të Quint-it

Kurti diskuton për anëtarësimin e Kosovës në KiE me ambasadorët e vendeve të Quint-it

12/05/2025, 15:43

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi dhe zëvendësministri në detyrë i Punëve të...

Ramush Haradinaj i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes Osmani

Ramush Haradinaj i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes Osmani

12/05/2025, 15:28

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Lajmi...

Lajmi i fundit

Abdixhiku: Dua të thyej mendësinë e shkuar, të aferave korruptive që bizneset i shohin si partnerë aksionesh

Abdixhiku thotë se propozimi i LDK-së ofron rrugëzgjidhje

12/05/2025, 19:33
QUINT-i kërkon veprim urgjent: Formimi i qeverisë së re, thelbësor për të ardhmen e Kosovës

QUINT-i kërkon veprim urgjent: Formimi i qeverisë së re, thelbësor për të ardhmen e Kosovës

12/05/2025, 18:34
Drejtoresha Lirie Hoti viziton disa fermerë llapjanë

Drejtoresha Lirie Hoti viziton disa fermerë llapjanë

12/05/2025, 16:52
Kurti diskuton për anëtarësimin e Kosovës në KiE me ambasadorët e vendeve të Quint-it

Kurti diskuton për anëtarësimin e Kosovës në KiE me ambasadorët e vendeve të Quint-it

12/05/2025, 15:43
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv