https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Marrëveshja finale Kosovë-Serbi s’ka pse ta ketë njohjen formale”

“Marrëveshja finale Kosovë-Serbi s’ka pse ta ketë njohjen formale”
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-përfaqësuesi Special i SHBA-së për “Bisedimet për Statusin e Kosovës”, Frank G. Wisner, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia mund të jetojnë edhe pa e njohur njëra-tjetrën.

Sipas tij, marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë s’ka pse ta ketë njohjen formale meqë Kosova dhe Serbia mund të bashkëpunojnë në shumë fusha edhe pa ia njohur sovranitetin njëra-tjetrës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Wisner është i bindur se edhe kështu “ka një rrugë përpara”.

“Shoh një zgjidhje të pjesshme dhe kjo është nëse të dyja palët mund të bien dakord të jetojnë krah për krah pa e njohur formalitetin e sovranitetit”, tha ai për Albanian Post, duke komentuar rastin se nëse nuk ka zgjidhje me njohje.

“Është e mundur që Kosova dhe Serbia të gjejnë gjuhën e përbashkët, me të cilën mund të bëjnë tregti, të udhëheqin çështjet kulturore, mund të bëjnë shkëmbime shkencore, mund të kryejnë transaksione financiare dhe investime, mund të lejojnë hapjen e rrugëve dhe të lëvizin”.

ADVERTISEMENT

“Unë besoj se kjo do të ishte e mundur, por nuk mund të bëhet nëse Kosova insiston që Serbia të sigurojë njohjen e pavarësisë”.

Për më tepër, Wisner e ka bindje gjithashtu që “Serbia as nuk do t’i sigurojë Kosovës hyrje të lehtë në Organizatë e Kombeve të Bashkuara”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Pra, nëse dikush është i përgatitur të pranojë zgjidhje praktike ajo mund të gjendet, nëse dikush dëshiron të gjejë sovranitet në OKB nuk mendoj se zgjidhjet janë të mundshme”.

Për Wisner arritja e një pajtimi final s’është se do u bënte mirë veç dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, por do ta prosperonte “të gjithë rajonin”.

Marrëveshja dhe shkëmbimet e më pasme “i shtyjnë ata të jetojnë krah për krah në paqe”.

Dhe përkundër se Serbia nuk do e njihte formalisht Kosovën, ai deklaron se “megjithatë mëson të jetojë me Kosovën e pavarur”.

Wsiner ishte emëruar në këtë post nga Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice, në vitin 2005.

Poste të ngjashme

Qytetarët godasin me grushte dhe hipin mbi kombin e Policisë në Hagë

Qytetarët godasin me grushte dhe hipin mbi kombin e Policisë në Hagë

16/09/2026, 11:22

Gjykata Speciale ka dënuar me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, me 18 vjet burgim Kadri Veselin...

Djali i Jakup Krasniqit zbulon çfarë i thoshte babai gjatë takimeve në Hagë

Djali i Jakup Krasniqit zbulon çfarë i thoshte babai gjatë takimeve në Hagë

15/09/2026, 19:31

Kur kanë mbetur më pak se 15 orë deri në shpalljen e vendimit të shkallës së parë të Gjykatës Speciale...

Nesër shkollat e Prishtinës do t’ia kushtojnë orën e parë UÇK-së dhe historisë së luftës për çlirimin e Kosovës

Nesër shkollat e Prishtinës do t’ia kushtojnë orën e parë UÇK-së dhe historisë së luftës për çlirimin e Kosovës

15/09/2026, 18:20

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës ka kërkuar që ora e parë e mësimit nesër, më 16 shtator, t’i...

Në prag të verdiktit në Hagë, Prishtina vendos flamurin e UÇK-së “te rrethi”

Në prag të verdiktit në Hagë, Prishtina vendos flamurin e UÇK-së “te rrethi”

15/09/2026, 18:01

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, ka njoftuar për vendosjen e simbolit të UÇK-së “te rrethin” e Prishtinës....

LAJMI I FUNDIT | Një ditë para verdiktit, dy muaj shtesë paraburgim për Veselin dhe Krasniqin

LAJMI I FUNDIT | Një ditë para verdiktit, dy muaj shtesë paraburgim për Veselin dhe Krasniqin

15/09/2026, 14:30

Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, ka raportuar se, vetëm një ditë para shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe...

Lajmi i fundit

Qytetarët godasin me grushte dhe hipin mbi kombin e Policisë në Hagë

Qytetarët godasin me grushte dhe hipin mbi kombin e Policisë në Hagë

16/09/2026, 11:22
Djali i Jakup Krasniqit zbulon çfarë i thoshte babai gjatë takimeve në Hagë

Djali i Jakup Krasniqit zbulon çfarë i thoshte babai gjatë takimeve në Hagë

15/09/2026, 19:31
Nesër shkollat e Prishtinës do t’ia kushtojnë orën e parë UÇK-së dhe historisë së luftës për çlirimin e Kosovës

Nesër shkollat e Prishtinës do t’ia kushtojnë orën e parë UÇK-së dhe historisë së luftës për çlirimin e Kosovës

15/09/2026, 18:20
Në prag të verdiktit në Hagë, Prishtina vendos flamurin e UÇK-së “te rrethi”

Në prag të verdiktit në Hagë, Prishtina vendos flamurin e UÇK-së “te rrethi”

15/09/2026, 18:01
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv