https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

MASHT-i dhe MSh-ja dëmtuan buxhetin me 11 milionë euro, shkak dy marrëveshje

MASHT-i dhe MSh-ja dëmtuan buxhetin me 11 milionë euro, shkak dy marrëveshje

Dy marrëveshje gjatë vitit 2013 dhe tjetra në vitin 2014, i janë shkaktuar buxhetit të shtetit mbi 11 milionë euro. Marrëveshjet janë nënshkruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministria e Shëndetësisë.

Kështu ka bërë të ditur auditorja e Përgjithshme e Zyrës Kombëtare të Audimit, Vlora Spanca, në një konferencë për media, ku shpalosi rezultatet dhe rekomandimet e dy raporteve të auditimit të Teknologjisë së Informacionit: “Modernizimi i Sistemit të Edukimit në Kosovë përmes e-Edukimit” si dhe “Sistemi Informativ për Menaxhimin e Stokut Farmaceutik (SIMSF)”.Spanca tha se për modernizimin e sistemit të edukimit në Kosovë është negociuar marrëveshja për kredi të butë dhe e cila duhet të paguhet deri më 30 shtator 2032.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Vlera totale e saj është mbi 5 milionë euro.“Modernizimi i Sistemit të Edukimit në Kosovë përmes e-Edukimit Gjatë viteve 2013-2017, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka zhvilluar projektin për digjitalizimin e arsimit parauniversitar në Kosovë, në vlerë prej 4,931,000 euro. Për zhvillimin e këtij projekti është negociuar marrëveshja për kredi të butë, përmes bankës austriake ‘UniCredit Bank Austria’, e cila është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2014 dhe do të paguhet deri më 30 shtator 2032 në një vlerë totale 5,637,519 euro (përfshirë kryegjënë, interesin, tarifat).

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Me zhvillimin e këtij projekti ishte paraparë të krijohej sistemi me dy module, për komponentin e mësimit elektronik dhe komponentin e digjitalizimit të provimit të maturës, si dhe serverët për vendosjen e sistemit të zhvilluar”, tha Spanca, raporton Ekonomia Online.

“Rezultatet e auditimit tregojnë se projekti në fjalë nuk është funksionalizuar dhe nuk janë arritur qëllimet e tij për e-edukimin dhe digjitalizimin e provimit të maturës. Rrjedhimisht, dëmi i shkaktuar i buxhetit të shtetit për shkak të dështimeve në funksionalizimin e këtij projekti është 5,637,519 euro. Për këtë projekt do të vazhdohet të paguhet në formë të kësteve të kredisë deri në vitin 2032. Ministria (MASHTI) ka dështuar në projektin për digjitalizimin e arsimit para-universitar. Ky projekt i financiar plotësisht nga huamarrja është realizuar pa planifikim paraprak, i cili është përcjell me mangësi gjatë zhvillimit të cilat kanë ndikuar në mos arritjen e qëllimit dhe përmbushjes së misionit të organizatës. Për më shumë, Ministria nuk ka siguruar pajisjet thelbësore dhe infrastrukturën harduerike dhe të rrjetit për qëllime të këtij projekti. Sistemi i zhvilluar nuk ka arritur të zbatohet në shkolla për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme dhe qasjes në rrjet për përdoruesit. Rrjedhimisht, ky sistem është jo funksional, duke rezultuar në dëmtim të buxhetit të Kosovës prej rreth 5.6 milionë euro, të cilat janë huamarrje dhe duhet të shlyhen deri në vitin 2032”, u shpreh Spanca.

ADVERTISEMENT

Ndërsa për Sistemin Informativ për Menaxhimin e Stokut Farmaceutik, Spanca tha se Ministria e Shëndetësisë nga viti 2013 ka investuar në digjitalizimin e menaxhimit të stokut farmaceutik në institucionet shëndetësore, për furnizim me barna dhe material shpenzues të listës esenciale dhe jo esenciale për pacientë. Megjithatë, sipas saj ka mangësi në shtrirjen dhe përdorimin e sistemit, si dhe në menaxhimin e qeverisjes së TI-së dhe sigurinë e të dhënave.

“Rezultatet e auditimit tregojnë se Ministria e Shëndetësisë nuk ka arritur të zbatoj plotësisht Sistemi për Menaxhimin e Stokut Farmaceutik (FMSF) në të gjitha nivelet shëndetësore edhe pas investimeve mbi 6.1 milionë euro në shtrirje të infrastrukturës harduerike, që të mundësojë zbatimin e sistemeve të informacionit shëndetësor, përfshirë edhe SMSF-në./Front Online

Post Views: 412

Poste të ngjashme

Javë e nxehtë na pret, temperaturat deri në 30 gradë

Podujeve: Arrestohet një person për organizim të skemave piramidale

01/07/2025, 11:55

Arrestohet një person për organizim të skemave piramidale Mbrëmë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, është arrestuar një person i...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dy policë dërgohen në mbajtje për 48 orë

21/06/2025, 19:18

Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës nga Peja, nënkoloneli Nexhat Gutiq dhe kapiteni Togeri Tunë Preka, janë dërguar në mbajtje...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Tragjike: Një grua dyshohet se ka kryer vetëvrasje në QKUK – u gjet e varur me kabllo elektrike në oborrin e objektit

22/05/2025, 19:22

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në mëngjes në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku...

Hajnat ia vjedhin veturën 48-vjeçarit nga oborri i shtëpisë në Klinë, kërkon ndihmën e Policisë

Thyhet vetura – vidhen para, dokumente dhe sende personale

15/05/2025, 21:07

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Shpëtim Robaj” në kryeqytet, ku persona të...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet në Autostradën “Ibrahim Rugova”- Kjo është 32 vjeçarja që mbeti e vdekur

14/05/2025, 16:14

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në kilometrin e 7-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, në...

Lajmi i fundit

Gjuajtje me armë gjatë ahengut në Shtime, policia interviston të dyshuarin

Arrestohet një person në Zubin Potok, dyshohet për vjedhje të rëndë

17/08/2025, 14:45
Arrestohet një zyrtar korrektues, policia jep detaje

Digjet një shtëpi që dikur shërbente si shtypshkronjë në Uglar të Zubin Potokut

17/08/2025, 14:34
Qytetarët ankohen për vonesa në disa linja urbane në Prishtinë

Qytetarët ankohen për vonesa në disa linja urbane në Prishtinë

17/08/2025, 14:24
Kurti bën homazhe te varri i veprimtarit Fazli Greiçevci

Kurti bën homazhe te varri i veprimtarit Fazli Greiçevci

17/08/2025, 14:09
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv