https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Me plis në kokë, studentët e UP-së protestojnë për bojkotimin e produkteve serbe

Me plis në kokë, studentët e UP-së protestojnë për bojkotimin e produkteve serbe
Share on FacebookShare on Twitter

Me plis në kokë dhe me pankartat, “Duaje tënden”, “Ata barrikadojnë rrugët, ne barrikadojmë ekonominë e tyre”, “Mos e forconi armikun”, është mbajtur protestë paqësore “Bojkoto produktet serbe”, e cila u organizua nga studentët e Fakultetit të Edukimit.

Studentët derisa marshuan bënë thirrje nga të gjithë që t’i bojkotojnë këto produkte serbe. Sipas tyre duhet të ngrihet vetëdijesimi i popullit për të ndaluar blerjen e tyre dhe të konsumojnë produktet e vendit, kështu të fuqizohet ekonomia e Kosovës dhe jo ajo e Serbisë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Laurita Terpeza, studente e Fakultetit të Edukimit, tha se duhet kujtuar atë që ka kaluar populli i Kosovës nga serbët, dhe të ndalohet së ushqyeri armiku i vendit.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Arsyeja që kemi organizuar këtë marshim paqësor është që të kujtojmë atë që ka kaluar populli ynë, ku ne deri më tani kemi ushqyer armikun tonë me duart tona. Andaj, i bëj thirrje gjithë shqiptarëve anë mbanë botës të bojkotojnë produktet e serbëve. Më mirë të rrinë pa ngrënë se të ushqehemi nga helmi i tyre. Më mirë të fokusohemi te produktet vendore, të fuqizojmë shtetin tonë, ushtrinë tonë dhe jo atë të serbëve”, theksoi Terpeza.

Yllëza Murtezi, po ashtu studente në Universitetin e Prishtinës, tha se  patriotizmi në liri është që të bojkotohen produktet serbe, pasi sipas saj me blerjen e tyre po fuqizohet Serbia.

ADVERTISEMENT

“Blerja e produkteve serbe qon në fuqizimin e një shteti që përveç se kërcënon me luftë, po mundohet që edhe simbolet e trashëgimitë tona të na marrë e përvetësojë për vete. Patriotizmi në luftë që të dalim e të luftojmë për t’i dalë në krahë atdheut, ndërsa patriotizmi në liri është që të bojkotojmë produktet me barikod 860, ne ju bëjmë thirrje popullit tonë të bojkotojnë produktet serbe e të mos vrasin vetveten me paratë tone dhe mos të fuqizojmë shtetin armik. Historia qe harrohet përsëritet”, tha Murtezi.

Alketa Rrahimi, studente në Fakultetin e Edukimit, tha se për ta ndihmuar Kosovën duhet bojkotimi i produkteve serbe. Sipas saj me blerjen e tyre po financohet ushtria serbe.

“Lirinë e paguam shtrenjtë e sot kjo liri prapë po kërkon çmimin e saj. Vendi ynë është ngritur mbi gjakun e këtij populli e eshtrat e tyre janë themel i këtij vendi. U mësuam mes krismash të flasim shqip, të ja themi këngës shqip, të mësojmë e ligjërojmë shqip. Sa shumë na kushtoi shqipja, sa shumë kushtoi Kosova. Kosova meriton t’i falësh jetë, t’i falësh gjak e mund dhe mundin e djersës tënde lëre në Kosovë, ndihmoje Kosovën të bëhet ashtu siç i ka hije. Lufto në mënyrën tënde, bojkoto produktet serbe dhe mos ua financo ushtrinë”, tha Rrahimi./KP/

Poste të ngjashme

Komuna e Podujevës përfiton donacion për panele solare nga “Kos Energy L.L.C.”

Komuna e Podujevës përfiton donacion për panele solare nga “Kos Energy L.L.C.”

06/05/2026, 8:29

  Podujevë – Komuna e Podujevës ka pranuar një donacion të rëndësishëm nga kompania “Kos Energy L.L.C.”, i cili parasheh...

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

05/05/2026, 18:27

Anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, pasi zgjodhën Dardan Beqirin në pozitën e kryesuesit, caktuan edhe ushtruesen e...

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Rikthimi i Osmanit në LDK? Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

05/05/2026, 18:24

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk ka qenë i interesuar të...

Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

05/05/2026, 18:13

  Besnik Berisha, pasi u zgjodh si kryesues i Komisionit të Pavarur të Mediave, ka deklaruar se këtë detyrë e...

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

05/05/2026, 17:59

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur sërish për procesin e zgjedhjes së presidentit, gjatë një...

Lajmi i fundit

Komuna e Podujevës përfiton donacion për panele solare nga “Kos Energy L.L.C.”

Komuna e Podujevës përfiton donacion për panele solare nga “Kos Energy L.L.C.”

06/05/2026, 8:29
Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

05/05/2026, 18:27
Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Rikthimi i Osmanit në LDK? Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

05/05/2026, 18:24
Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

05/05/2026, 18:13
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv