https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Miratohet plani i performancës së AIP-së, diskutohet edhe mbyllja e TikTok-ut

Miratohet plani i performancës së AIP-së, diskutohet edhe mbyllja e TikTok-ut
Share on FacebookShare on Twitter

Plani i performancës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2025, u votua me vota unanime në Komisionin për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.

Po ashtu u diskutua mundësia për mbylljen e rrjeteve sociale të cilat konsiderohen të rrezikshme, siç është TikTok-u.

Kryetarja e AIP-së, Krenare Sogojeva Dermaku tha se me objektivat e agjencisë për vitin 2025 synohet rritja e efikasitetit të punës së agjencisë në harmoni me buxhetin e ndarë për këtë vit, ku janë përcaktuar objektivat përkitazi me obligimet ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike.

“Avancimi i mekanizmave për mbrojtjen e të dhënave personale përmes inspektimeve dhe ngritjes s kapaciteteve dhe ekspertizës së Agjencisë dhe të institucioneve publike dhe private, rritja e numrit të inspektimeve, plotësimi i kornizës ligjore të mbrojtjes se të dhënave personale për institucionet e ligj zbatuese dhe përmbushja e obligimeve gë dalin nga Konventa 108 e Këshillit të Evropës për përpunimin automatik të të dhënave personale, ngritja e kapaciteteve profesionale të stafit të Agjencisë në fushat e inspektimit kontrollit dhe mbështetjen e institucioneve publike për rritjen e ndërgjegjësimit të zbatimit të ligjit. Forcimi i transparencës dhe llogaridhënies dhe zbatimi i programit të transparencës për publikimin pro-aktiv të informatave dhe dokumenteve nga Institucionet Publike dhe shqyrtimin e ankesave, zhvillimi i Programit të transparencës së Institucioneve Publike që siguron të dhënat e hapura dhe publikimi pro aktiv të dokumenteve publike, realizimi i së drejtës për qasje në dokumente publike përmes shqyrtimit të ankesave të pranuara nga subjektet dhe monitorimin e institucioneve publike në zbatimin e ligjit”, u shpreh Sogojeva-Dermaku.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, pyeti kryetaren e AIP-së lidhur me ankesat e qytetarëve që KESCO po i dërgon faturat ende pa zarfe dhe mundësinë që të mbyllen rrjetet sociale, konkretisht TikTok-u.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Për shpërndarje të faturave pa zarfe, Sogojeva-Dermaku tha se kanë shpërndarë dy gjoba.

“Është e vërtetë që e kemi gjobitur KESCO-n dhe KRU ‘Prishtina’ lidhur me këtë shkelje dhe më nuk kemi asnjë ankesë. Pasi që nuk kemi ankesa, nuk do të thotë që ne nuk i inspektojmë këto ndërmarrje”, u shpreh ajo.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Rrezikun nga rrjeti social TikTok e përmendi edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha.

ADVERTISEMENT

“Nëse SHBA-ja ndjehet e rrezikuar nga kjo platformë, atëherë ku e ka fuqinë Kosova dhe sa jemi të pajisur nga këto vërshime të këtyre aplikacioneve që konsiderohen të dëmshme dhe a kemi ndonjë kampanjë ndërgjegjësimi për qytetarë për përdorimin e këtyre aplikacioneve”, u shpreh Berisha.

Por, me këto tema nuk u pajtuan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët lëshuan mbledhjen.

Poste të ngjashme

E dhimbshme, 30 vjeçari nga Podujeva ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës

E dhimbshme, 30 vjeçari nga Podujeva ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës

30/04/2026, 22:37

Granit Tahiri nga komuna e Podujevës ka ndërruar jetë sot gjatë ditës në vendin e tij të punës në Hanover...

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

30/04/2026, 21:45

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit është mbajtur mbledhje elektronike. Në këtë mbledhje...

Zgjedhjet e reja, Musliu-Shoshi: Duhet të jenë garë idesh, jo betejë propagande

Zgjedhjet e reja, Musliu-Shoshi: Duhet të jenë garë idesh, jo betejë propagande

30/04/2026, 16:58

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook, tha se 7 qershori është një moment...

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

30/04/2026, 16:45

Ka vdekur në moshën 55 vjeçare Astrit Dushi, i cili ishte i angazhuar në komunitetin e mediave dhe pjesë e...

Haxhiu nxjerr vendimin për zgjedhjet, KQZ obligohet t’i organizojë sipas ligjit

Haxhiu nxjerr vendimin për zgjedhjet, KQZ obligohet t’i organizojë sipas ligjit

30/04/2026, 16:29

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas këtij vendimi, qytetarët...

Lajmi i fundit

E dhimbshme, 30 vjeçari nga Podujeva ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës

E dhimbshme, 30 vjeçari nga Podujeva ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës

30/04/2026, 22:37
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

30/04/2026, 21:45
Zgjedhjet e reja, Musliu-Shoshi: Duhet të jenë garë idesh, jo betejë propagande

Zgjedhjet e reja, Musliu-Shoshi: Duhet të jenë garë idesh, jo betejë propagande

30/04/2026, 16:58
Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

30/04/2026, 16:45
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv