Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka folur për rikthimin e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.
Muja tha se Lista Serbe shpeshherë kanë një sjellje shumë irracionale, të pakuptueshme.
Madje ai tha se kur VV-ja erdhi në Qeveri, Lista Serbe ka menduar se janë si partitë e koalicionit, PDK, AAK, Nisma.
“Unë i shoh që këta kanë sjellje shumë irracionale, kaniher bëjnë lojë të fmive…Kur erdhëm në Qeveri, ata(Lista serbe) mendojshin që jena si PAN-i”.
Tutje, Muja tha se nuk beson që do të ketë tërheqje të vendimit për shtyrje të zbatimit për targat.