https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Mungesë e madhe e infermierëve, një infermier kujdeset për 30 pacientë

Mungesë e madhe e infermierëve, një infermier kujdeset për 30 pacientë

Funksionimi i shëndetësisë kosovare, është larg nga ajo që parashihet me standardet e OBSH-së. Megjithëse sipas standardeve të OBSH-së një infermier duhet të përkujdeset për pesë pacientë, në Kosovë në disa klinika, ka raste ku një infermier kujdeset për mbi 30 pacientë.

Në Kosovë aktualisht janë të licencuar 18 mijë infermierë. Në të gjitha institucionet shëndetësore punojnë 9 mijë prej tyre, ndërkaq për të pasur shërbime cilësore duhen dhe 5 mijë infermierë të tjerë.

E në mungesë të infermierëve të mjaftueshëm, familjarët detyrohen të shkojnë vet në klinika e të kujdesen për pacientin.

Përparim Berisha, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së, ka thënë për “IndeksOnline” se ka mungesë të madhe të infermierëve dhe se një infermier kujdeset për 25 pacient, por ka raste ku në disa klinika një infermier kujdeset për më shumë se 30 pacient .

” Mungesa është shumë e madhe. Ka klinika që një infermier kujdeset për deri 32 a 33 pacient. 5 mijë infermierë i mungojnë aktualisht sistemit shëndetësor publik. Për momentin janë 9  mijë. Nevojiten dhe 5 mijë për të pasur mundësi që palët në të ardhmen, mos me u kujdes për pacientët, qysh kujdesen tash në disa raste, por të jenë infermierët dhe ndihmës infermieret.  Standardet e OBSH-së  janë që një infermier të kujdeset për më së shumti për 5 pacientë në repartet e rëndomta. Kurse intenziva për një pacient”, tha ai.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Ndërsa thotë se infermierët të cilët punojnë në sektorin publik, nuk janë aspak të kënaqur me pagat dhe se përveç ikjes në vendet jashtë Kosovës, është dhe sektori privat i cili është bërë mjaftë atraktiv për ta, duke pasur parasysh ofertat që po iu ofrojnë infermierëve. Sipas tij një infermier në spitale private për një ndërrim të natës paguhet 50 euro, ndërkaq në QKUK paguhet 18 deri në 20 euro. E kjo është arsye e mjaftueshme, që QKUK- ja po braktiset çdo ditë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Nuk janë të kënaqur duke pasur parasysh tregun dhe ofertat e punës, që janë shumë të mira nga shtete si Gjermania, ku u sigurohet infermierëve pagat mbi 2400 euro neto për infermierë. Ka oferta dhe nga spitalet private me oferta me paga mjaftë të mira. Infermierët s’janë të kënaqur dhe kanë alternativa tjera. Janë kushtet e punës, pagesat e orëve shtesë për punë gjatë vikendeve. Vlen të ceket që në klinika private ndërrimi i natës për një infermier paguhet deri në 50 euro. Kurse në QKUK 18 deri në 20 euro”, tha ai.

Ndryshe, Vetëm gjatë muajit janar të këtij viti, sipas të dhënave të Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK), nga Kosova kanë ikur 38 infermierë. Ndërkaq gjatë vitit 2022 Kosovën e kanë lëshuar 638 infermierë apo shtatë herë më shumë se në vitin 2021./IndeksOnline/

Post Views: 203

Poste të ngjashme

Policia bastis lokalin me muzikë live ‘Hawana’ në Sfeçël të Podujevës, dy persona kapen me thika

Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

12/07/2025, 8:13

Një person është arrestuar të premten në mbrëmje në Ferizaj, pasi i njëjti kishte sulmuar dy zyrtarë policorë. Rasti ka...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Tragjike: Vdes foshnja 9 muajshe që dyshohet se ishte ngulfatur në djep

12/07/2025, 7:55

Nuk janë të rralla rastet kur fëmijët bien viktimë e rrethanave tragjike brenda ambienteve familjare, që për pak çaste mund...

Bulliqi: Është kërkesa e Kurtit që të kandidoj edhe për një mandat

Bulliqi: Është kërkesa e Kurtit që të kandidoj edhe për një mandat

11/07/2025, 18:30

Kryetari aktual i Podujevës dhe kandidati i VV-së edhe për një mandat në këtë komunë, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se...

KEK-u, bizneseve: Pas 30 korrikut mbesin pa rrymë nëse s’keni kontratë me furnizues të licencuar

KEK-u, bizneseve: Pas 30 korrikut mbesin pa rrymë nëse s’keni kontratë me furnizues të licencuar

11/07/2025, 16:26

Korporata Energjetike e Kosovës ka thënë se pas 30 korrikut, të gjitha kompanitë që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë...

Policia gjen furgonë të braktisur me mall të kontrabanduar

Shkarkohen tre komandantë të stacioneve policore në Pejë, Suharekë dhe Klinë

11/07/2025, 15:35

Betimi për Drejtësi” merr vesh se tre komandantë të stacioneve policore janë shkarkuar: Komandanti i Policisë në Pejë, Idriz Atashi;...

Lajmi i fundit

Policia bastis lokalin me muzikë live ‘Hawana’ në Sfeçël të Podujevës, dy persona kapen me thika

Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

12/07/2025, 8:13
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Tragjike: Vdes foshnja 9 muajshe që dyshohet se ishte ngulfatur në djep

12/07/2025, 7:55
Bulliqi: Është kërkesa e Kurtit që të kandidoj edhe për një mandat

Bulliqi: Është kërkesa e Kurtit që të kandidoj edhe për një mandat

11/07/2025, 18:30
KEK-u, bizneseve: Pas 30 korrikut mbesin pa rrymë nëse s’keni kontratë me furnizues të licencuar

KEK-u, bizneseve: Pas 30 korrikut mbesin pa rrymë nëse s’keni kontratë me furnizues të licencuar

11/07/2025, 16:26
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv