https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Mustafa: Kurti gënjeu për Asociacionin, Haradinaj për demarkacionin

Mustafa: Kurti gënjeu për Asociacionin, Haradinaj për demarkacionin
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Ish-kryetari i LDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ka gënjyer për Asociacionin.

Akuzë të njëjtë pati edhe për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, për të cilin tha se ai gënjeu për demarkacionin me Malin e Zi.

Në një intervistë për RTK-në, Mustafa tha se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, i kanë pasur kauzat e tyre të demarkacionit e Asociacionit vetëm sa për të ardhur në pushtet, pasi që sipas tij, tashmë i kanë harruar dhe se të njëjtat, thotë Mustafa, nuk kanë qenë fare kauza.

“Presidentja ishte për vizitë në Mal të Zi. As nuk e përmendi demarkacionin dhe ata 8.200 hektarë tokë që thoshin se Kosova ia ka falë Malit të Zi”, tha Mustafa në këtë intervistë.

Madje, ai tha se në krye të Qeverisë ishte gati për dy vjet kryeministër Ramush Haradinaj dhe nuk bëri asgjë në lidhje më këtë kauzë të tij të demarkacionit, siç nuk po bën tani as Kurti, sipas tij.

“E ka dy vjet që në krye të Qeverisë është Albin Kurti dhe nuk ka bërë asgjë”, tha Mustafa, duke thënë se “kjo ka qenë gënjeshtër e tyre, vetëm sa për të ardhur në pushtet”, sepse sqaroi se -“Kosova nuk ka humbur asnjë pjesë të territorit të saj me demarkacion”.

“Kurti e të tjerët e kallën vendin me këtë kauzë, por tani nuk ka asgjë”, tha Mustafa, duke shtuar se tanimë askush nuk e përmend.

Sipas tij, vetë fakti që presidentja Osmani shkon në vizitë zyrtare në Mal të Zi dhe nuk e përmend demarkacionin, “kjo është dëshmi se ishte një gënjeshtre sa për të ardhur në pushtet”.

“Të dy kauzat, demarkacioni dhe Asociacioni janë të rrejshme”.

Mustafa më tej shprehu bindjen e tij se siç po sillen sot për demarkacionin, Kurti e Osmani do të sillen edhe për Asociacionin.

“Siç po shkojnë proceset, këta që e kanë kundërshtuar, do ta gëlltisin edhe këtë, por në një formë shumë më të keqe”.

Sa i përket planit franko-gjerman, Mustafa tha se ai parasheh që serbët e Kosovës të kenë një formë të vetëqeverisjes në Kosovë kurse Kisha Ortodokse Serbe të fitojë të gjitha të drejtat, e ajo është eksterritorialitet.

“Vetëqeverisja do të jetë më shumë se Asociacion. Por më vonë sipas platformës në diskutim, deri në vitin 2030, do të vazhdojë dialogu me Serbinë, kurse më vonë do të bisedohet për vetëqeverisjen e tyre”.

Mustafa tha se prandaj frikësohet se do të ketë edhe Asociacioni një lloj vetëqeverisje.

Ish-kryetari i LDK-së u shpreh se angazhimi i komunitetit ndërkombëtar është që të zbatohen marrëveshjet.

“Kjo marrëveshje franko-gjermane siguron stabilitet, por nuk kemi njohje nga Serbia”.

Ai tha se askush nuk garanton se pesë vendet mosnjohëse të BE-së, do ta njohin Kosovën.

“Nuk kemi as garancë se në vitin 2030, Serbia do të na njeh”.

Ish-kryeministri Mustafa deklaroi ndër të tjera në këtë intervistë se Qeveria duhet të punojë me SHBA-në e BE-në, por të mundohet që në këtë marrëveshje të hyjë edhe komponenta e njohjes reciproke me Serbinë.

“Në këtë kërkesë duhet të këmbëngulët”.

Ish-kryeministri Mustafa, ka thënë se në kohën kur është nënshkruar Asociacioni i komunave me shumicë serbe, i është premtuar nga ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, se ai nuk do të kompetenca ekzekutive.

Mustafa e kishte nënshkruar marrëveshjen më 2015, në kohën kur dialogun e ndërmjetësonte Bashkimi Evropian me Mogherinin. Ai thotë se mori garanci që nuk do të ketë pushtet të tretë në Kosovë.

“Ka qenë që Asociacioni nuk mund të jetë pushtet i tretë në Kosovë. Nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive. Pra nuk mund të ketë kompetenca të autoritetit qendror. Unë kam marrë zotimet e zonjës Mogherini se sipas opinionit të BE-së, Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Tash a do të jetë Asociacioni një-etnik, është punë e interpretimit”, ka thënë ai në RTK.

Mustafa ka thënë po ashtu se puna e asociacioneve një-etnike është interpretim.

“Komunat me shumicë serbe nuk janë një-etnike. Aty ka boshnjakë, shqiptarë e minoritete tjera. Vet Kosova nuk është njëetnike”, shtoi ish-kryeministri Mustafa.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Poste të ngjashme

Osmani në vizitë te familja e Zejnepe Gashit: Sakrifica e tyre mbetet amanet për një shtet ku jeta mbrohet gjithmonë

Osmani në vizitë te familja e Zejnepe Gashit: Sakrifica e tyre mbetet amanet për një shtet ku jeta mbrohet gjithmonë

20/04/2026, 16:09

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në familjen e Zejnepe Gashit në Sllovi të Lipjanit, të cilës serbët...

Provimi i Jurisprudencës, Tahiri: Qeveria po kërkon komision të ri, cili është motivi?

Provimi i Jurisprudencës, Tahiri: Qeveria po kërkon komision të ri, cili është motivi?

20/04/2026, 15:46

Shefi i Kabinetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria po kërkon një komision të...

Ballkani rrezikon të humbasë mbi 700 mln euro nga Plani i Rritjes: Kosova rreth 69 milionë

Ballkani rrezikon të humbasë mbi 700 mln euro nga Plani i Rritjes: Kosova rreth 69 milionë

20/04/2026, 15:16

Radio Evropa e Lirë – Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar me shkrim gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor se...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në Gaza: Kosova sot merr përgjegjësi!

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në Gaza: Kosova sot merr përgjegjësi!

20/04/2026, 14:57

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu gjatë ditës së hënë ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion...

PDK mbledh sot Kryesinë, del me qëndrim për çështjen e presidentit

PDK – Kurtit: S’njeh tjetër logjikë, veç kapjes së pushteteve – prandaj s’i dhamë kënaqësinë që të luajë me emra

20/04/2026, 14:53

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, i ka reaguar ashpër kryeministrit Albin Kurti, i cili pasi dështoi...

Lajmi i fundit

Osmani në vizitë te familja e Zejnepe Gashit: Sakrifica e tyre mbetet amanet për një shtet ku jeta mbrohet gjithmonë

Osmani në vizitë te familja e Zejnepe Gashit: Sakrifica e tyre mbetet amanet për një shtet ku jeta mbrohet gjithmonë

20/04/2026, 16:09
Provimi i Jurisprudencës, Tahiri: Qeveria po kërkon komision të ri, cili është motivi?

Provimi i Jurisprudencës, Tahiri: Qeveria po kërkon komision të ri, cili është motivi?

20/04/2026, 15:46
Ballkani rrezikon të humbasë mbi 700 mln euro nga Plani i Rritjes: Kosova rreth 69 milionë

Ballkani rrezikon të humbasë mbi 700 mln euro nga Plani i Rritjes: Kosova rreth 69 milionë

20/04/2026, 15:16
Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në Gaza: Kosova sot merr përgjegjësi!

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në Gaza: Kosova sot merr përgjegjësi!

20/04/2026, 14:57
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv