https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Nagavci akuzon shkollat për mungesë të llogaridhënies e komunat për mbyllje të syve

Nagavci akuzon shkollat për mungesë të llogaridhënies e komunat për mbyllje të syve
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka akuzuar shkollat për mungesë të llogaridhënies. Sipas saj ato me lehtësi marrin vendime për shkurtim të orëve, mosmbajtje e mozëvendësim të tyre.

Të mërkurën në një intervistë për emisionin “Sot” të KTV-së, Nagavci ka thënë se karshi kësaj mungese të llogaridhënies heshtin komunat.

“Ne shohim që shkollat me lehtësi e shkurtojnë orën e mësimit në ditën e shtunë, ose edhe në ditën e premte, i marrin vendimet pa asnjë brengë që po shkurtohet ora e mësimit, po ndërpriten një orë, po ndërpriten dy orë, mungon dikush, nuk zëvendësohen orët, ka pasur hezitime edhe për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës, dhe komunat paksa i mbyllin sytë dhe veshët në këtë situatë dhe kjo nuk është e mirë, sepse kjo po na reflekton pastaj në rezultatet të cilat i kemi”, është shprehur Nagavci.

Ajo ka thënë se si Ministri janë përballur me numër të vogël të inspektorëve. Por sipas saj edhe kompetencat e rreth 20 inspektorëve të Ministrisë janë të kufizuara. “E gjitha çfarë mund të bëjnë është vizitat në shkolla, përgatisin raportet, i dërgojnë në drejtori komunale dhe pastaj drejtoritë janë ato të cilat duhet të kujdesën që të mos përsëriten gjera të tilla, gjë që nuk ka ndodhur në praktikë”, ka thënë Nagavci.

Ajo ka thënë se kanë evidentuar raste kur komunat për arsye të ndryshme nuk i kanë zbatuar politikat që kanë qenë të planifikuara. Ka përmendur në këtë rast angazhimin e psikologëve shkollorë.

“Ndonëse nga niveli qendror janë të buxhetuara pagat për diku 540 psikologë e pedagogë shkollorë, në praktikë janë më pak se një e treta të punësuar ose rreth 150. Kërkesa jonë për komunat ka qenë që të sigurohen që të mos përdoren mjetet për qëllime të tjera”, ka thënë Nagavci.

Rast të tillë ka thënë se kanë pasur edhe për asistentet për fëmijët me nevoja të veçanta.

Ajo ka thënë se pushimi i nxënësve në janar nuk ka zgjatur, si pasojë e mosfillimit të mësimit me kohë në shtator, për shkak të grevës.

Sipas saj greva ka shkaktuar shumë dëme. “Pasojat për këtë më së shumti edhe pa fajin e tyre do t’i bartin fëmijët. Andaj është e nevojshme që të punojmë për të dhënë maksimumin për të tejkaluar çdo pakënaqësi edhe ndarje që është krijuar gjatë grevës”, është shprehur Nagavci.


Me hyrjen në fuqi të Ligjit të pagave, mësimdhënësit duhet ta rrisin performancën

Sipas saj është mirë që edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, e ka shpallur të mbyllur grevën. “Në Ligjin e pagave i cili është miratuar, koeficientët të cilët i kemi paraparë për mësimdhënësit dhe stafin edukativo-arsimor në të gjitha nivelet janë të bazuar dhe i largojnë pabarazitë që ekzistojnë deri më tani, janë favorizues për sektorin e arsimit, por kjo nënkupton që duhet të rritet edhe performanca në punë”, ka thënë Nagavci.

Ajo ka thënë se gjatë vitit 2022 kanë investuar në infrastrukturën shkollore. “Ka pasur investime në përmirësimin e infrastrukturës shkollore, qoftë në ndërtimin e objekteve të reja, por edhe në pajisje të shkollave me kabinete, laboratorë, salla të edukatës fizike, pajisje për mirëmbajtjen e higjienës e mjete të tjera për punë”, ka theksuar Nagavci, e cila ka paralajmëruar se në vitin 2023 do të punësojnë edhe 20 inspektorë.

Por sipas saj ka nevojë që ministria, komunat e shkollat të angazhohen për përmirësimin e higjienës, sidomos në tualetet e shkollave.

“Kjo është ndër kërkesat bazike për fëmijët tanë, që të ju ofrohen kushtet, e sidomos edhe situata më pandeminë, por edhe rastet e shpeshta të infeksioneve na e vërtetojnë që duhet të merremi të gjithë, që të sigurohemi që në tualetet e shkollave tona ka sapunë e letër higjienike, ka peceta higjienike për vajzat që i kanë të nevojshme gjatë ciklit menstrual, që ka pastërti në tualete, por edhe në klasa e hapësira të tjera në shkolla”, ka deklaruara Nagavci.

Poste të ngjashme

Grida Duma largon nga studio Alfred Lelën: Atë gishtin fute ti ku të duash

Grida Duma largon nga studio Alfred Lelën: Atë gishtin fute ti ku të duash

16/04/2026, 20:57

I ftuar këtë mbrëmje në ”Top Story”, Alfred Lela pati një përplasje me moderatoren dhe autoren Grida Duma. Debati nisi...

Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën penale ‘’Falsifikim i Parave’’

16/04/2026, 19:40

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera...

Krasniqi reagon ashpër për zhvillimet në Asociacionin e Komunave: Dyshime për shkelje dhe politizim

Krasniqi reagon ashpër për zhvillimet në Asociacionin e Komunave: Dyshime për shkelje dhe politizim

16/04/2026, 19:11

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me zhvillimet në Kuvendin Zgjedhor të...

Konjufca për presidentin: Tërhiqem nga kandidatura, nëse propozohet një emër jopartiak

Konjufca për presidentin: Tërhiqem nga kandidatura, nëse propozohet një emër jopartiak

16/04/2026, 18:47

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka folur sërish rreth kandidaturës së tij për president të vendit....

Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën

Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën

16/04/2026, 18:20

Gjatë ditës së nesërme në Kosovë për vizitë do të vijë Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufin. Ai do...

Lajmi i fundit

Grida Duma largon nga studio Alfred Lelën: Atë gishtin fute ti ku të duash

Grida Duma largon nga studio Alfred Lelën: Atë gishtin fute ti ku të duash

16/04/2026, 20:57
Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën penale ‘’Falsifikim i Parave’’

16/04/2026, 19:40
Krasniqi reagon ashpër për zhvillimet në Asociacionin e Komunave: Dyshime për shkelje dhe politizim

Krasniqi reagon ashpër për zhvillimet në Asociacionin e Komunave: Dyshime për shkelje dhe politizim

16/04/2026, 19:11
Konjufca për presidentin: Tërhiqem nga kandidatura, nëse propozohet një emër jopartiak

Konjufca për presidentin: Tërhiqem nga kandidatura, nëse propozohet një emër jopartiak

16/04/2026, 18:47
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv