https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Njësia Speciale e Policisë, e angazhuar në hetimet për vrasjen në Prishtinë

Njësia Speciale e Policisë, e angazhuar në hetimet për vrasjen në Prishtinë

Në mesin e njësive të shumta policore që janë angazhuar në hetimin e konfliktit me armë zjarri që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, e që la të vrarë dy persona, është angazhuar edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi gjatë një interviste për KALLXO.com.

“Të gjitha njësitë policore, edhe Njësitë Speciale janë angazhuar nga qendra operative e Policisë. Është angazhuar një numër i konsiderueshëm i madh i policëve edhe në bastisje edhe tek kontrolli i veturave” – tha Gashi.

Gashi ka thënë se numri i personave që janë angazhuar për të hetuar këtë rast është numër i madh, teksa shtoi se një varg i veprimeve hetimore është kryer deri më tani e që të njëjtat po vazhdojnë tutje.

Nga hetimet e para që janë kryer është zbuluar se në rasti janë përdorur armë të gjata e armë të shkurta.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kryeprokurori tha se në vendin e ngjarjes, hetuesit kanë arritur të gjejnë gëzhoja të plumbave që i takojnë armëve të gjata dhe të shkurta.

ADVERTISEMENT

Ai tregoi se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar për të zbardhur rrethanat e këtij rasti e edhe për të arrestuar dy personat e dyshuar, të cilët tashmë janë identifikuar.

E gjithë ngjarja e këtij incidenti me armë zjarri u zhvillua në mes dy grupeve në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë.

Një burrë vdiq dje në vendin e ngjarjes, më 26.03.2024 dhe një grua tjetër vdiq sot, më 27.03.2024 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e këtij incidenti.

https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima Z.G 48-vjeçare, është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj, nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast.

“Në këtë rast katër persona kanë marrë lëndime nga arma e zjarrit (dy nga ta lëndime të rënda), ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime nga goditja e njërit prej automjeteve të përfshira në rast” – thuhet në njoftimin e Policisë më 27.03.2024.

Sipas Policisë, janë në kërkim të dy personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e forcave të rendit, ndërsa siç mësohet dy persona të tjerë janë ndaluar për këtë rast.

Post Views: 270

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Tragjike: Një grua dyshohet se ka kryer vetëvrasje në QKUK – u gjet e varur me kabllo elektrike në oborrin e objektit

22/05/2025, 19:22

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në mëngjes në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku...

Hajnat ia vjedhin veturën 48-vjeçarit nga oborri i shtëpisë në Klinë, kërkon ndihmën e Policisë

Thyhet vetura – vidhen para, dokumente dhe sende personale

15/05/2025, 21:07

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Shpëtim Robaj” në kryeqytet, ku persona të...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet në Autostradën “Ibrahim Rugova”- Kjo është 32 vjeçarja që mbeti e vdekur

14/05/2025, 16:14

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në kilometrin e 7-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, në...

Votat në përfaqësitë diplomatike në Kanada: VV-ja i deklason partitë tjera

Votat në përfaqësitë diplomatike në Kanada: VV-ja i deklason partitë tjera

26/02/2025, 20:20

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit i ka lënë shumë prapa me vota partitë e tjera kundërshtare në përfaqësinë diplomatike në...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Policia e Kosovës me aksion, arrestohen dy persona për posedim të narkotikëve

23/02/2025, 10:24

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona për shitblerje të narkotikëve. Të njëjtëve iu është sekuestruar 50...

Lajmi i fundit

Zhduken dy vëllezër në Ferizaj, nëna e raporton rastin në polici

Aksident mes dy veturave, tre të lënduar

05/06/2025, 17:27
“Kërcënimi” i Valon Sylës: Ka me gjujtë gaz lotsjellës në Pressing

Musliu: Si asnjëherë më parë, në qeverinë KURTHI janë përndjekur pjestarët e UÇK-se dhe familjet e dëshmorëve

05/06/2025, 16:06
Qytetarët e Podujevës po përballen me reduktime të ujit

Qytetarët e Podujevës po përballen me reduktime të ujit

05/06/2025, 10:24
Nait Hasani: Vetëvendosje dhe Nisma më kanë kërkuar votën

Nait Hasani: Vetëvendosje dhe Nisma më kanë kërkuar votën

05/06/2025, 10:10
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv